Lidhu me ne

Radar

“Demokratët Euroatlantikë”; pas vendimit për rekurs, Basha prezanton ndryshimet e reja në logon e PD

"Demokratët Euroatlantikë"; pas vendimit për rekurs,

Pas vendimit për rekurs të Gjykatës së Apelit e cila i ktheu logon dhe vulën Sali Berishës, Lulzim Basha ka bërë publik shtesën që i është bërë forcës politike të drejtuar prej tij.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i PD në 1 qershor, siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe ‘Demokratët Euroatlantikë’. Duke qenë se paralajmëroi parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, ‘Demokratët Euroatlantikë’ mund të jetë edhe emri i partisë së re.

Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.

“”DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar. Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD.

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vite, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”. Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, u shpreh Basha.

Më herët Lulzim Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e Apelit. Më tej ai ka shtuar se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha Basha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook