Lidhu me ne

Radar

Arian Çani këshillon Ilir Metën: Ikni nga vendi, po ju vjen shpata e madhe

Arian Çani këshillon Ilir Metën: Ikni nga vendi, po ju vjen

Gazetari Arjan Çani tha se hetimet e nisura ndaj Metës, Kryemadhit, Berishës apo zyrtarëve të tjerë të lartë është një mënyrë për të pastruar politikën nga disa personazhe që e kanë mbyllur ciklin e tyre.

Sipas tij, si Berisha edhe Meta nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet, beteja e tyre nuk të çon askund, ndaj gjëja më e mirë që mund të bënin është të largohen nga politika, madje edhe nga vendi.

“Unë e kam thënën zgjidhjen, që në jetojmë në një epokë të vogël tragji-komike ku mesa duket disa njerëz të fuqishëm kanë vendosur që në këtë vend të ndryshojnë elitat, si bëhet kjo?

Me votë qenka e vështirë se jemi një nga vendet e vetme në botë ku vota nuk është origjinale, nuk lexohet mirë.

Duhet gjetur një mekanizëm, ai që ka fuqi në dorë po kërkon të pastrojë oborrin nga disa njerëz, nuk kemi të bëjmë me 2-3 mëkatarë, këtu janë të gjithë.

Nëse SPAK hap një hetim pasuror çdo zyrtar i lartë do ishte në hetim. Mesa duket edhe Berisha, dhe Meta kanë vendosur të mos largohen.

Unë mendoj se po të largoheshin do i linin rehat. Është një mënyrë për të hequr njerëz nga politika.

Unë kam thënë, nuk e kuptoj akoma të gjithë këta çfarë shpresojnë se do fitojnë nga kjo histori, pretendojnë se do dalin heronj në fund apo ka diçka tjetër, më duket alogjike.

I vetmi rast racional është Ahmetaj, që iku, këta nuk hyjnë më në lojë.

Kur ke marrë një njollë nga drejtësia dhe ke qenë në pushtet, je i djegur.

Duhet të largoheshin nga vendi se rrezikojnë të ikin në burg.

Kur e ke konsumuar pushtetin dhe sheh që një shpatë e madhe po të vjen, një gijotinë, për çfarë e bën luftën”, tha Çani.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook