Lidhu me ne

Sport

“EURO 2024”: Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Cilët janë favoritët kryesorë në këtë Kampionat Evropian?

Anglia, nënkampionia aktuale e Evropës, ka vlerësimin më të mirë në bastoret për këtë Kampionat Evropian në futboll. Më pas vijnë Franca dhe Gjermania, e cila është nikoqire e KE. Italia, si kampione në fuqi, është vetëm në vendin e gjashtë, për sa u përket koeficienteve të basteve. E nëse u besojmë bastoreve në Gjermani, ndër ekipet që më së paku kanë shanse të fitojnë janë Shqipëria, Sllovakia dhe Gjeorgjia, që marrin pjesë për herë të parë në spektaklin e kombëtareve më të mira evropiane. Kroacia është e nënta në listën e të preferuarave, ndërsa Serbia shihet në bastore në pozitën numër 14.

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Ndërsa nëse shohim renditjen aktuale të FIFA-s të kombëtareve më të mira në botë, titullin do të duhej ta fitonte Franca, e cila është në pozicionin e dytë në këtë renditje, menjëherë pas kampionëve të botës nga Argjentina. Belgjika është në vendin e tretë në listën e FIFA-s, Anglia në pozicionin 4-t, ndërsa Portugalia renditet e 6-a. Gjermania është në vendin e 16-të në mesin e kombëtareve më të mira në botë, pra skuadra e nëntë më e mirë nga Evropa. Në renditjen botërore të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në “EURO 2024”, debutuesit nga Gjeorgjia kanë pozitën më të keqe – në pozicionin e 75-të.

Si luhet turneu?

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Është i njëjti modalitet si në Kampionatin e fundit Evropian, i cili u mbajt në vitin 2021, në njëmbëdhjetë shtete. Në atë kohë në turne morën pjesë 24 ekipe kombëtare. Së pari luhet faza e garave në grupe, në gjashtë grupe ku janë nga katër skuadra. Skuadrat e para dhe të dyta, si dhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kualifikohen në fazën e 16-të më të mirave. Nga ky moment fillon edhe “sistemi i nokautit” – për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Sistemi është shumë i thjeshtë: Fituesi vazhdon garat, humbësi shkon në shtëpi. Nëse pas 90 minutave të rregullta rezultati në këtë fazë të garës është i barabartë, do të luhet koha shtesë (2×15 minuta). E nëse nuk ka fitues as pas kohës shtesë, vendimi merret nga pika e bardhë – pra fituesi përcaktohet me penallti. Kampionati hapet me 14 qershor, ndërsa finalja është planifikuar për datën 14 korrik në Berlin, në stadiumin Olimpik.

Ku mbahen ndeshjet?

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Ndeshjet (51 gjatë gjithë turneut) luhen në dhjetë stadiume në Gjermani. Më së shumti ndeshje do të zhvillohen në fushën e Stadiumit Olimpik (kapaciteti 71.000 ulëse) në Berlin, në Arenën e Mynihut (66.000) dhe në stadiumin e Dortmundit (mbi 80.000 ulëse) – aty luhen nga gjashtë ndeshje në EURO 2024. Në Berlin do të zhvillohen finalja, një çerekfinale dhe katër ndeshje të tjera. EURO 2024 do të hapet më 14 qershor në Mynih, ku do të përballen Gjermania dhe kombëtarja skoceze.

Pesë ndeshje luhen në stadiumet në Shtutgart (51.000), Hamburg (49.000), Düsseldorf (47.000), Frankfurt (47.000) dhe Këln (43.000), ndërsa katër në Leipzig (40.000) dhe Gelsenkirchen (50.000).

Ku mund të shikohen ndeshjet (jashtë stadiumit)?

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Nën moton “EURO 2024 Festival” do të organizohen të ashtuquajturat fan-zona në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra vendet ku ndeshjet e luajtura në EURO 2024 do të shfaqen në ekranet e mëdha nëpër qytet. Të gjitha shikimet publike janë falas, por kapaciteti është i kufizuar. Ashtu si gjatë Kupës së Botës në vitin 2006, dhjetëra mijëra tifozë futbolli priten në vende të tilla si Porta e Brandenburgut në Berlin, Parku Olimpik në Mynih ose në Frankfurt dhe qytete të tjera.

Cila është situata e sigurisë?

“Siguria e KE në futboll është një prej çështjeve më të rëndësishme në Gjermani,” thotë ministrja e Brendshme Nancy Faeser. “Në të gjitha qytetet ku luhen ndeshjet, pra kudo ku do të ketë shumë njerëz, policia do të rrisë ndjeshëm praninë e saj”. Gjatë turneut është planifikuar të vendosen kontrolle të përkohshme kufitare. Autoritetet e sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë para së gjithash duan të parandalojnë hyrjen e terroristëve dhe huliganëve në vend. Gjatë turneut në Gjermani, qeveria britanike do të ndalojë ardhjen këtu të një numri të madh tifozësh (rreth 1.600 prej tyre) që janë të gatshëm për dhunë.

"EURO 2024": Disa fakte për Kampionatin Evropian në Gjermani

Policia federale, e cila është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve kufitare, ka njoftuar tashmë se gjatë EURO 2024, punonjësit e policisë nuk do të mund të bëjnë pushime vjetore, rreth 22 mijë oficerë do të jenë çdo ditë në terren në të gjithë vendin. Ata do të mbështeten edhe nga disa qindra kolegë nga jashtë. Bashkëpunimi me aparatin francez të sigurisë është veçanërisht i ngushtë – për faktin se pas KE në futboll, në Paris mbahen dy ngjarje të mëdha sportive: fillimisht Lojërat Olimpike (26.7.-11.8.) dhe më pas Lojërat Paralimpike (28.8. – 8.9).

Situata e sigurisë, pra kërcënimet e mundshme për sigurinë publike, do të analizohet çdo ditë, njoftoi Ministria Federale e Policisë. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha masat e planifikuara të sigurisë, askush nuk mund të përjashtojë plotësisht mundësinë e sulmeve terroriste apo disa veprimeve të tjera të dhunshme. E kjo u pa edhe në vjeshtën e vitit 2023 – kur një terrorist islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit në Bruksel. Atë mbrëmje në kryeqytetin e Belgjikës u luajt një ndeshje kualifikuese mes Belgjikës dhe Suedisë për t’u vendosur në EURO 2024. Prandaj edhe kërkohet kujdes i shtuar gjatë këtyre manifestimeve./ DW

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

Gigi Hadid na tregoi mënyrën ideale për të veshur këmishën klasike blu

Gigi Hadid zgjodhi në një nga veshjet më klasike në paraqitjen e saj në “The Tonight Shoë”, në Neë York. Supermodelja...

Mix15 minuta më herët

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm nga mosha, çfarë po jua shkakton tjetër

Qeset e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me...

Radar31 minuta më herët

Politika duhet pastruar edhe nga kameleonët dhe nga hipokritët, sidomos nga ata që kapërcejnë ylberin.

Nga Sokol Balla* Fjala ime e fundit është një detyrim, pasi nis fushata elektorale dhe ligji i vjetëruar elektoral shqiptar,...

Radar50 minuta më herët

Sot hapet fushata, Chris La Civita shpërndan videon ironike: Kush është bufi dhe kush miu!

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën...

Radar54 minuta më herët

Basha “gango” jep rezultat, rritet në sondazhe drejt mandatit për deputet

Një publikim i fundit i Barometrit në Euronews Albania, i nxjerr euroatlantikët e Lulzim Bashës në radarin e partive që...

Mix1 orë më herët

FOTO HISTORIKE: Hera e fundit që Enver Hoxha u shfaq në publik

Për herë të fundit, Enver Hoxha besohet se është shfaqur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit më 29 nëntor të...

Radar1 orë më herët

Frrok Çupi: Mandati i katërt i PS nuk diskutohet, sfida e radhës është mandati i pestë

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se për Partinë Socialiste fitorja në zgjedhjet e 11 majit...

Kryesore2 orë më herët

Rama i sigurtë: Marrim më shumë se 77 mandate. Berisha ngre duart lart: Nuk jam profet, s’e di sa do marrim

Më 11 prill partitë politike do të zbresin zyrtarisht në fushën e betejës për zgjedhjet e përgjithshme. Ata do të...

Sport21 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix22 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Facebook