Radar
Apeli ia dha vulën Berishës, Basha: Nuk jam i shqetësuar për fatin tim personal, por pasojat i vuajnë shqiptarët!
Një ditë pasi Gjykata e Apelit i ktheu ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat pak para hyrjes së tij në sallën e Kuvendit, se nuk ishte i shqetësuar për fatin e saj personal, por për qytetarët shqiptarë.
“Nuk kam asnjë shqetësim që lidhte me fatin tim personal. Bëj betejë për qytetarët shqiptarë. Pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë. Kur vjen puna për te reforma zgjedhor nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ja vunë vetë.
Ky është momenti, tani janë të çliruar nga ankthi vulës dhe logos dhe të çojë ku e kanë çuar kauzën me pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazar me të dhe kjo ishte e qartë nga vendimi i djeshëm i gjykatës.”, deklaroi Basha.