Mix
“Gruaja dhe deti”, historia e padëgjuar e 104-vjeçares që gjuan karavidhe prej kur ishte 8 vjeç

Gjuetarja më e vjetër i karavidheve në Maine, SHBA, sapo mbushi 104 vjeç…dhe nuk ka në plan të largohet së shpejti.
Virginia “Ginny” Oliver festoi ditëlindjen jaëvn e shkuar me familjen ku shijuan ëmbëlsirën e saj të preferuar të tortës me çokollatë dhe akullore, raportoi WGME.
Ginny, e cila është subjekt i librit për fëmijë të vitit 2022 “Zonja e karavidheve”, i tha autores Barbara Walsh se ajo nuk ndihet aspak e vjetër edhe pse është përballur me dhimbje shtesë ne trupin e saj vitet e fundit.
“Askush nuk dëshiron të me dëgjojë duke u ankuar,” tha Ginny.
Sa i përket planeve nëse mendon të gjuajë për karavidhe për sezonin e kësaj vere, Ginny nuk ka dyshime për këtë.
“Oh, unë do shkoj,” tha ajo.

Ginny filloi të peshkonte me babanë dhe vëllain e saj në të njëjtat ujëra të Rockland-it që ajo pushton sot, kur ishte vetëm 8 vjeç, duke e bërë këtë sezon të 96-tin që ajo do kalojë në ujë
Ajo ka jetuar të gjithë jetën e saj në të njëjtën rrugë ku lindi në vitin 1920, sipas News Center Maine, ku ka rritur katër fëmijë me burrin e saj, të gjithë që janë marrë me gjueti karavishesh.
Djali i saj Max, 80 vjeç, ende del në ujë me të edhe sot. Gjatë gjithë këtyre viteve që kanë kaluar, ka një gjë që Ginny e pëlqen në lidhje me karavidhet.
“Unë jam ende shefi,” tha ajo.
