Mix
FOTO/ Dua Lipa mahnit me një fustan të tejdukshëm nga Capri

Dua Lipa i mahniti të gjithë me një fustan gjysmë të tejdukshëm, ndërsa mori pjesë në shfaqjen e “Jacquemus” në Capri, Itali të hënën që lamë pas.
Këngëtarja, 28 vjeçare, e cila po përgatitej për të performuar në “Glastonbury”, mahniti me një fustan gjysmë të tejdukshëm në nuaca të blusë.
Me të mbërritur në eventin e organizuar në Casa Malaparte, Dua u fotografua duke ja bërë me dorë turmës ndërsa hipte në varkë.
Ajo kishte zgjedhur të vishte bikini të zeza të cilat dukeshin perfekt në trupin e saj të rregullt.
Dua kishte zgjedhur një model të thjeshtë flokësh, të drejta dhe të kapura në gjysmë të cilat I kishte kombinuar me çantën e saj të lëkurës me ngjyrën e flokëve.
