Lidhu me ne

Kioske

Jeto JETËN tënde

NGA DOM GJERGJ META

Foto e publikuar nga Dom Gjergj Meta në Facebook

Kur ti të mos jesh më jeta do të vazhdojë. Njerëzit do t’i kthehen punës, madje pjesa më e madhe as nuk e kanë ndëprerë atë pse ti po ikën pa kthim. Kush e di si mund të jetë çasti i mbramë i secilit prej nesh?

Nuk e di askush. Ama e dimë se në çastin kur qivuri do të mbulohet nga dheu amë një nga një do të shihen vetëm shpina njerëzish, edhe të atyre më të dashur, duke ikur.

Dhe kjo është e drejtë! Duhet të ikin të zënë jetën, sepse ajo pret të jetohet.

Jeta vazhdon dhe pas teje dhe ti nuk e shteron atë sado të jetosh. Prandaj jeto tënden, atë jetë që të është dhënë ty; atë fragment sado i vogël a i madh, sado i lehtë apo i vështirë, atë jeto! Mos merr ditë nga ditët e të tjerëve. Jeto vetëm ditët e tua.

Mos jeto jetët e të tjerëve, bano jetën tënde, sepse aty gjendet gjithçka për të cilën ke nevojë. Aty është e vetmja mundësi të kapësh ndonjë shenjë që vjen nga përtej teje. Brenda jetës dhe të këtueshmes së saj gjendet e përtejshmja. Brenda limitit të kohës së jetës gjendet e amshueshmja.

Sigurisht, jetohet me të tjerët, madje jetohet edhe për të tjerët, por ama nuk jetohet në vend të të tjerëve, nuk jetohet për inat të të tjerëve.

Nëse ke jetuar jetën tënde, në fund të ditëve ndoshta do të shoqërojë një buzëqeshje e zemra jote do të pushojë butësisht. E do të kuptosh se jeta vazhdon edhe pas teje, se nuk e ke mbaruar të gjithën e faleminderit Zotit ka për të gjithë.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix4 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix4 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix4 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix4 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar4 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix4 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix5 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix5 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook