Lidhu me ne

Kryesore

Në intervistë për RAI3, nga akuzat e Arben Ahmetajt deri te marrëveshja për emigrantët, çfarë deklaroi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë  një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai3 në lidhje me akuzat e ngrituara për Shqipërinë nga televizioni Italian. Ai tha se qëllimi ishte që të bënin një emision për qendrat e emigrantëve dhe kjo është  një e drejtë e gazetarëve, por gjithçka që ishte qepur për Shqipërinë, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ishte e neveritshme, pasi e nxirrte qeverinë si një partnere në hije me personazhe të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Rama e konsideron si një emision me gënjeshtra të mëdha dhe këtë e konsideroi të neveritshme.

“Tani jeni këtu në shtëpinë time. Qëllimi ishte sikur donit të bënit një emision për qendrat e pritjes së emigrantëve dhe kjo është e drejta juaj e shenjtë, që ju të kein opinonin dhe të informoni publikun tuaj, por ta lidhësh këtë histori italiane tuajën  me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptare, personazhe mjaft të errëta të Shqipërisë, ishte i qartë mesazhi që marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, që nuk e vlerësoni dhe midis një qeverie në Shqipëri me personazhe të lidhur me trafikun e narkotikëve.

E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës”, u shpreh Rama.

Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.

“Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime”, tha Rama për Rai3.

Ai u shpreh se kjo çështjes s’ka lidhje me çështjes elektorale, pasi është më e madhe.

Rama tha se edhe sikur të jenë të majtët në Qeverinë italiane sërisht do të flitet për çështjen e menaxhimit të emigrantëve, pra përtej të majtës dhe të djathtës, do të bëhet e njëjta gjë.

“Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”, tha Rama.

Në intervistë  Rama është shprehur se marrëveshja për emigrantët ka qënë një kërkesë mjaft miqësore nga kryeministrja e Italisë Meloni.

Më tej Rama e quan marrëveshjen si një  përgjegjësi si europianë duke theksuar se në këtë rast Italia kishte nevojë për ndihmë.

“E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Xhorxha, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë “pse jo, ta mendojmë”. Pastaj, kaluan muaj, ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësi të diskutojmë më gjatë se çfarë mund të bëhej, cila mund ishte pjesa jonë në këtë gjë dhe, pastaj, e bëmë. Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë, por ka edhe një mënyrë tjetër për ta parë, sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. 

Në momente dramatike në kohë është braktisur vërtet në vetminë e saj, sepse, nëse dikush vë këmbë në Itali, vë këmbë në Europë. Pra, nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër, ka një dispozitiv të rëndësishëm të legjislacionit europian, që është rishpërndarja dhe që, qartësisht, nuk ka funksionuar.

Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi një vend që është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi vend europian e  gjendemi në anën tjetër të detit nga Italia dhe, thjesht, kemi marrë përsipër një përgjegjësi si europianë, në kuptimin që, ju keni nevojë që ne të kontribuojmë e të marrim pjesë. Nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sllovakia, Polonia apo kushdo tjetër që është në Bashkimin Europian, asgjë nuk do të ishte thënë, por fakti që Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, ngre gjithë këtë zhurmë dhe, më pas, këtë interpretim, do të thoja subjektiv, të faktit”, u shpreh Rama.

I pyetur në lidhje me akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama, kreu i qeverisë e  ka cilësur ndërhyrjen e investigimit të RAI3 si të neveritshme ku thekson se  nuk ka asnjë lloj lidhje me atë çfarë thuhet.

Ai shton se akuzat ndaj Olsi Ramës janë ngritur për faktin se ai është vëllai i kryeministrit.

Në lidhje me hetimet Rama thotë se pas publikimit në emision vëllai i tij ka ai ka paraqitur padi për shpifje dhe që i duhet lënë në dorë drejtësisë

Pjesë nga intervista

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.

Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

Gjatë intervistës kryeministri pyetet dhe në lidhje me akuzat e Arben Ahmetajt të cilat i cilëson si akuza që nuk duhen marrë seriozisht.

Më tej ai ironizon duke thënë se nuk është në djeni me kë emisioni Report në RAI3 ka kontaktuar dhe se nuk do tju  besojë shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Gjatë intervistës së RAI3, Rama foli  mbi reformën në drejtësi, ku tha se reforma po jep rezultate.

Kreu i qeverisë deklaroi se reforma është duartrokitur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Rama shtoi se politika nuk ka më aftësinë për të kontrolluar sistemin gjyqësor.

“Një reformë drejtësie që është duartrokitur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe që po jep rezultate, sepse që nga momenti që Shqipëria u bë e pavarur nga Perandoria Osmane e deri në ditët tona, për herë të parë në historinë tonë, politika nuk ka më aftësinë për të kontrolluar sistemin gjyqësor. Për herë të parë në historinë tonë, ka subjekte politike të lidhura me qeverinë, me këtë shumicë që e deshi këtë reformë, të lidhur edhe me palën tjetër, që kanë dalë përpara gjykatësve dhe gjyqtarëve të kësaj strukture të posaçme. Dhe ju e merrni këtë emër, të një personi që kurrë, kurrë nuk është akuzuar me asnjë fakt në dorë për korrupsion ose për bashkëpunim për çfarëdolloj gjëje”, theksoi ai.

Ndër të tjera gjatë intervistës për televizionin italian Rai 3, Rama u ndal tek tematika kryesore e intervistës që ka të bëjë me  kampet e emigrantëve, por mbi të gjitha për akuzat e ngritura se qeveria shqiptare ka lidhje me krimin, kryeministri Edi Rama është përgjigjur edhe ndaj akuzave konkrete nga ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj, i cili po në Rai 3, ka thënë se ka parë me sytë e tij që Rama ka pritur në zyrë kriminelë.

Rama theksoi se ai takohet me shumë njerëz dhe nëse zbulohet se dikush nuk është në rregull, i takon drejtësisë të bëjë punën e saj.

Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria nuk mund të quhet narkoshtet, pasi është një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për RAI3, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se Shqipëria sot është një vend ndryshe.

Më tej Rama shprehet se për të folur për gjëra të tilla duhen fakte.Sipas tij është kaq e lehtë që ta quash Shqipërinë narkoshtet sikur s’po thua asgjë.

“Po ç’narkoshtet?! Nuk ju duket se po më jepni vetë një provë të neverisë së atij programi? Të quash narkoshtet një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian, për t’u anëtarësuar në BE. Të çelësh bisedimet me Bashkimin Europian nuk është njësoj si të hapësh programe televizive dhe të mbledhësh bashkë pikëpamje të përafërta, por ka të bëjë me kryerjen e disa detyrave shtëpie që janë tepër të monitoruara, fakt për fakt. Po, e di, personazhet që zgjodhët të ftonit pa të drejtë replike në atë program e mendojnë kështu, por janë të gjithë personazhe që kanë probleme me drejtësinë.

Unë besoj që, kur flitet për të tilla gjëra, duhen parë gjithnjë faktet. Të flasësh për rritje eksponenciale të mafies shqiptare do të thotë, mbi të gjitha, të flasësh për një mafie ndërkombëtare që nuk njeh kufij, që nuk ka etni. E duke qenë se vijnë nga vende të ndryshme dhe që, për shembull, Eldoradon e vet nuk e ka në Shqipëri, e ka në Holandë, e ka në Portin e Roterdamit. Dje, Wall Street Journal botonte një artikull për Holandën dhe Belgjikën që e bënte Italinë të dukej një vend steril dhe Shqipërinë një vend të tredhur nga këndvështrimi i kapaciteteve mafioze.

Atëherë, për çfarë po flasim dhe pse nuk thuhet asnjëherë që Holanda është një narkoshtet? Që nuk është. Po është kaq e lehtë që ta quash Shqipërinë narkoshtet sikur s’po thua asgjë, ndërkohë që Shqipëria sot është një vend ndryshe dhe ju mund ta dëshmoni këtë.” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Report” në RAI3 i është përgjigjur akuzave që janë hedhur në pjesën e parë të emisionit.

Gjatë intervistës, Kryeministri u pyet nga gazetari italian lidhur me kullat që po ngrihen në Tiranë dhe dyshimet për paratë me të cilat ato janë financuar.

RAI3: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…

Rama: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

RAI3:Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

Rama: Kush e thotë?

RAI3: Të dhënat zyrtare.

Rama: Jo, nuk është e vërtetë.

RAI3: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

Rama: Jo. Po ju them diçka

RAI3: Është nga operatori juaj elektrik.

Rama: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

RAI3: Janë të dhëna objektive

Rama: Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.

RAI3: Megjithatë, këtu thërrisni arkitektët italianë për të ndërtuar, si Boeri.

Rama: Janë fantastikë, por po flas nga këndvështrimi. Po nëse mendon për krenaritë e italianëve, mendon që Rafaelo ishte korsikan, megjithatë e lëmë. Atëherë, po ju thoja që, njësoj si ju, edhe ne jemi të lidhur me tokën, jemi të lidhur me rrënjët dhe shqiptarët që janë jashtë investojnë për të blerë banesa e kështu me radhë.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix6 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix6 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook