Lidhu me ne

Aktualitet

Kryeministri Rama pjesë e këngës së reperit boshnjak, fraza e tij kthehet ‘hit’ në TikTok (Video)

Kryeministri Rama pjesë e këngës së reperit boshnjak, fraza

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e një kënge që po bëhet virale në rrjetin social “TikTok”. Një këngëtar boshnjak, i cili në rrjetet sociale njihet me emrin “Doppelgänger” e ka përfshirë kryeministrin Rama në këngën e tij më të fundit. Rama “futet” në nisje të këngës me një batutë që përdori gjatë Forumit Strategjik, i cili u mbajt në Bled të Sllovenisë më 1 shtator 2021.

“Sorry for being so Balkanic, but this is a great thing of being European from the Balkans, because you never lose the sense of humour with your tragedy,”-tha Rama, fjali që në shqip përkthehet: Ndjesë që jam kaq ballkanik, por është e mrekullueshme të jesh evropian nga Ballkani, sepse nuk e humbisni kurrë sensin e humorit, pavarësisht tragjedive që kaloni.

Kjo shprehje është përdorur me qindra mijëra herë në rrjetin social “TikTok” nga përdores të këtij rrjeti social, teksa tregonin tradita të kulturës së tyre.

Kështu ka marrë edhe vëmendjen e këngëtarit “Doppelgänger”, i cili gjithë krijimin e tij artistik e bazon në kulturën e tij duke përdorur fjalë/veprime që vetëm një ballkanas i kupton. Megjithatë nuk dihet nëse kryeministri shqiptar ka dijeni që fraza e thënë prej tij është bërë kaq virale…edhe pse nuk e ka herën e parë që përfshihet në një video muzikore. Vetë ka marrë pjesë në këngët e grupit “West Side Family”, ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’, të cilat i ka përdorur gjatë fushatave elektorale, përkatësisht kur garonte për kryebashkiak i Tiranës dhe kryeministër i vendit. Por, po ashtu, është përdorur si personazh edhe në shumë klipe të tjera, më e fundit është kënga e reperit nga Kosova, Buta, i cili ka një këngë të titulluar “Edi Rama”.

MË TEPËR

Kioske18 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix18 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar20 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix21 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar21 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar23 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix23 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore1 ditë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix1 ditë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook