Radar
FOTO LAJM: Të gjithë me sytë nga televizori…
Kjo foto, tregon se ku është katandisur opozita shqiptare.
Një grup njerëzish, që zakonisht shkojnë darkë më darkë tek rrugica e Doktorit me sytë nga qielli (dritarja e Berishës), janë mbledhur në selinë e PD-së, që e kanë zaptuar ilegalisht, për të parë televizor.
Aty kishin futur një kasetë, në të cilën fliste Sali Berisha.
Ai iu tregonte planin ekonomik, që do iu sigurojë ardhjen në pushtet në vitin 2025.
Pasi mbaroi kaseta në TV, u ngritën dhe ikën të bindur se këtë radhë do të vijnë vërtet në pushtet.
Kuptohet, me shpresën që deri atëherë, atë që herë iu delë majë penxheres e herë në televizor, të mos ua kyçin në burg.
Se pastaj s’do dinin si të konsultoheshin me Doktorin!