Mix
Prej muajsh në “luftë” me kancerin, zbulohen detaje mbi gjendjen shëndetësore të Kate Middleton
Princesha e Uellsit, Kate Middleton duket se po rikuperohet shpejt nga operacioni pasi u diagnosikua me kancer pak muaj më parë.
Një mik i familjes ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit.
“Ka qenë një lehtësim i madh që ajo po toleron mjekimin dhe në fakt po bën shumë më mirë“, tha ai per mediat e huaja.
I njëjti person është shprehur se beteja me kancerin e Middleton ka qenë një kohë shumë sfiduese dhe shqetësuese për familjen mbretërore, por familja dhe burri i saj, Princi William e kanë mbështetur atë në këto ditë të vështira që po kalon.
Kujtojmë se MIddleton, 42 vjeç në muajin Mars njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë.