Lidhu me ne

Kryesore

Nikoll Lesi: S’ka Berishë, as Sali e as Argitë, që e kthen PD në pushtet

Nikoll Lesi: S'ka Berishë, as Sali e as Argitë, që e kthen

Nikoll Lesi ka komentuar zërat, se Argita Berisha mund të marrë drejtimin e PD-së.

Sali Berisha ndonëse mbahet fort dhe ka vota në radhët demokrate, përsëri nuk ështe e ardhmja e PD. Ai nga pak e përditë do mbetet e shkuara e kësaj force politike e cila bëri histori. Natyrisht që mbetet ikonë e selisë blu.

Por tashmë problemi nuk shtrohet në opozitë se kush bëri histori, por si do të rikthehen në pushtet, si do të jenë forcë politike konkuruese dhe bindëse në zgjedhjet e vitit 2025.

Në fakt Berisha duket sikur e ka hapur paksa krahun kur ka pranuar në lidership Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkaj, të dy intelektualë që nuk janë servilë dhe kanë emrin e tyre. Por akoma Berisha nuk po fut marshin indietro që të hap udhë përfundimisht një lideri të ri.

E mira do të ishte që edhe në këto zgjedhje politike Berisha të jetë akoma lider, por që duhet deklaruar se nuk do të jetë më pas zgjedhjeve, as kryetar në PD dhe në asgjë politike. Kjo do të krijonte mundësinë e konkurimit të lirë të emrave që janë sot në drejtimin e fushatës në terren me demokratët.

Berisha e ka bërë historinë e tij, ndaj nuk ka nevojë më për një tjetër berishë në krye të PD, bile as edhe në PD. Me shumë se sa Sali Berisha që bëri histori nuk mund të bëjë e bija e tij, Argita Berisha-Malltezi, e cila për hir të së vertetës është një juriste e njohur dhe korrekte. Por nuk ka karizmën e babait të saj, Saliut.

Ditët e fundit u hodhën ide diversive se Argita Berisha do të marrë drejtimin e PD-së. Kjo e shkatërron aksionin opozitar dhe e krijon klane e grupime brenda PD e cila me njëmijë halle u bashkua, pas një lufte të gjatë, edhe me dajak, brenda selisë së PD.

Analistë të njohur janë pozicionuar hapur kundër marrjes së PD-së nga Argita Malltezi-Berisha. Blendi Fevziu thotë se e konsideron Argita Malltezin të zgjuar dhe të aftë, por një prej mangësive që ka, është pak njeri i tërhequr.

“Njerëzit që vijnë në lidership, duhet të jenë më popullorë, alegër. Ju e dini si takohet Sali Berisha me çdo njeri. E kam thënë edhe për Bashën, mungesa e komunikimit me shoqërinë mbetet një e metë e madhe e tij.

Te opozita nuk është problemi vetëm kë do të vendosë Berisha. Nuk flasim për dyqan, por për parti politike”, tha Fevziu.

Në vijim, gazetari solli në vëmendje një deklaratë të kohëve më parë lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë me Partinë Demokratike nëse ndodh që familja e Berishës merr selinë blu.

“E ka thënë Aurel Plasari që PD mund të mbyllë qepenin”, thotë duke qeshur Fevziu.

Ndaj nëse duan ta mbyllin, ta shkatërrojnë prapë dhe përfundimisht le ta mbajë familja e Berishës çelësin e selisë blu!

Demokratët duan rikthimin në pushtet, ata nuk kthehen më me mbiemrin Berisha pas zgjedhjeve të vitit 2025, zgjedhje të cilat nuk ka shanse t’i fitojë PD-ja.

Ndaj hapeni lojën dhe mos e prishni këtë forcë politike”, shkruan ai në gazetën e tij.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook