Lidhu me ne

Mix

Jimmy Kimmel zbulon se djali i tij i vogël iu nënshtrua një operacioni të tretë në zemër


Prezantuesi i famshëm, Jimmy Kimmel ka folur mbi operacionin e suksesshëm në zemër të djalit të tij më të vogël.

Gazetari i emisionit të natës, e ndau lajmin në rrjetet sociale, derisa shtoi se bashkë me të birin dhe familjen e tij ishin optimistë, por edhe skeptikë mbi ecurinë e operimit, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Këtë fundjavë, djali ynë Billy bëri operacionin e tretë në zemër ”, ka shkruar Kimmel në foton e Billyt, 7 vjeç, në një shtrat spitalor.

“Ne hymë në këtë përvojë me shumë optimizëm dhe pothuajse po aq frikë dhe dolëm me një valvul të re brenda një fëmije të lumtur dhe të shëndetshëm”, shkrioi tutje ai.

Kimmel shtoi: “Të ecësh rreth këtij spitali, të takosh prindërit në vendet më të cenueshme, fëmijët në dhimbje dhe mrekullibërësit që bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre të konsiderueshme për t’i shpëtuar ata është një përvojë përulëse” dhe falënderoi me emër anëtarë të shumtë të stafit të spitalit.

Jimmy bëri bujë në vitin 2017 kur emocionalisht gjatë një monologu të gjatë 13-minutësh në emisionin e tij zbuloi se Billy vuante nga një sëmundje serioze e zemrës, një çështje e zbuluar vetëm disa orë pas lindjes së fëmijës.

“Është një gjë e tmerrshme”, tha Kimmel në atë kohë, me zërin e tij të thyer.

“E dini, gruaja ime është kthyer në dhomën e rikuperimit, ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh dhe unë jam duke qëndruar në mes të shumë njerëzve që duken të shqetësuar – disi si tani – të cilët po përpiqeshin të kuptonin se çfarë problemi është”, shtoi ai.

Që nga përvojat e tij me djalin e tij, Kimmel ka qenë një avokat i zëshëm për mbulimin shëndetësor për njerëzit me kushte jo të mira ekonomike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook