Lidhu me ne

Radar

Erdogan: Bota islame duhet të bëhet bashkë kundër Izraelit

Turkey's Erdogan to attend Italy G7 summit, perhaps also bin Salman |  Reuters

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje botës islame të marrë një “vendim të përbashkët” për të kundërshtuar Izraelin, duke e quajtur shtetin hebre një kërcënim për “të gjithë njerëzimin”.

Unë kam disa fjalë për t’i thënë botës islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?tha ai.

Izraeli nuk është kërcënim vetëm për Gazën, por për të gjithë njerëzimin. Asnjë shtet nuk është i sigurt për sa kohë që Izraeli nuk ndjek ligjin ndërkombëtar dhe nuk ndihet i detyruar nga ligji ndërkombëtar”, vijoi ai duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për gjenocid.

Deklaratat e Erdoganit erdhën disa ditë pasi forcat izraelite bombarduan një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke vrarë 45 njerëz. Sulmi ajror, i cili u krye më pak se një javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në qytet, shkaktoi një valë dënimesh ndërkombëtare dhe u përshkrua nga Netanyahu si një “gabim tragjik”.

Asnjë ideologji nuk e sheh djegien deri në vdekje të civilëve të pafajshëm në tendat e tyre si legjitime”, tha Erdogan. “Bota po shikon drejtpërdrejt barbarizmin e këtij vampiri të quajtur Netanyahu”.

Presidenti turk dënoi edhe aleatët e tij në NATO. Amerikë, ky gjak është edhe në duart tua. Krerë të shteteve në Evropë, ju jeni bërë bashkëfajtorë në vampirizmin e Izraelit, sepse keni heshtur.”

Duke folur me gazetarët të martën, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Uashingtoni nuk e konsideron sulmin një incident mjaftueshëm të rëndë për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael.

Erdogan nuk specifikoi se çfarë “vendimi të përbashkët” duhet të marrë bota islame kundër Izraelit. Udhëheqësi turk ka dënuar vazhdimisht veprimet e Izraelit që nga fillimi i luftës me Hamasin në tetor, duke e krahasuar Netanyahun me Adolf Hitlerin në shumë raste dhe duke ofruar mbështetje verbale për udhëheqjen e Hamasit. Megjithatë, ai kurrë nuk ka kërcënuar se do të përdorë forcën kundër Izraelit, duke zgjedhur masa diplomatike dhe ekonomike.

Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael në nëntor për konsultime dhe pezulloi fluturimet midis dy vendeve. Muajin e kaluar, Ankaraja pezulloi të gjithë tregtinë me Izraelin, me një vendim qeverie që sanksionon se biznesi midis dy shteteve do të rifillojë me ritmin normal vetëm nëse Netanyahu lejon që ndihmë e vazhdueshme dhe e mjaftueshme humanitare të dërgohet në Gaza.

Ndërsa qeveria izraelite, deklaratave të Erdoganit u është përgjigjur duke e cilësuar atë një nga “shtypësit dhe antisemitët më të mëdhenj në histori“.

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix19 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix19 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar20 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix21 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix22 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore22 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore24 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar1 ditë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook