Lidhu me ne

Kioske

Analiza e Blendi Fevziut/ PS fiton zgjedhjet, Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi

Analiza e Blendi Fevziut/ PS fiton zgjedhjet, opozita vetëm meGazetari Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka folur për zhvillimet politike në vend.

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin ka deklaruar se Partinë Socialiste e sheh sërish fituese në vitin 2025, duke marrë parasysh se ka përballë një opozita që ka vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe një prati inekzsitente si ajo e Ilir Metës.

Fevziu tha se në këto kushte PS ka një avantazh për të fituar edhe në 2025.

“Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i avancuar.

Turi i tij në diasporë, je apo jo dakord, fakti që një zyrtar shqiptar, shkon për të takuar një komunitet shqiptarësh… Rama po mundohet të ecë me turizmin, integrimin e emigrantëve, të injektojë krenarinë për vendin te emigrantët, të organizohet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Problemi është, opozita është në një moment që merret vetëm më betejën parlamentare.

Kush do të drejtojë fushatën e PD në këto zgjedhje? Berisha në arrest shtëpie, kush është zëri dhe figura e opozitës në rrugë? Sa takime në ditë bën Rama si kryeministër?

Telefonoja një nga përgjegjësit e opozitës të enjten, për turizmin, sot që flasim më shumë se 46% e popullësisë jeton me turizmin. Pasi u mendua tha, nuk kemi asnjë ekspert. Pra nuk ke ekip të gatshëm, që të perceptohet si qeveri alternative. Nëse pyet sot kush është opozita, veç Berishës, cfarë do të thotë?

Ata janë nje dimensionalë. Në të gjithë rastet që janë fituar zgjedhjet, kanë qenë njerëz që një vit e gjysmë përpara, kanë qenë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kanë ftuar njerëz në partitë e tyre. Berisha në 92’ bëri një tur. Nano në 97’ e ndau pushtetin me njerëz të tjerë. Në 2005 Berisha thirri edhe kundërshtarët. Rama thirri Metën në 2013, të për të qenë i garantuar. Kush do të jetë njeriu që do të drejtojë opozitën, fushatën?

Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi dhe të linte një figurë për të ngritur staturën e një personi që do të shkonte në zgjedhje. Problemi nuk është të largohesh kur humb zgjedhjet, por kur e mban peng partinë. Opozita është mbrapa, kjo do të jetë fatale. Nuk dimë akoma krerët e drejtimit nëpër qarqe. Unë lëviz shumë në Shqipëri, shoh shumë mbështetës të opozitës, që janë të demoralizuar.

Ndërsa Ilir Meta, tentoi të riorganizojë partinë, por kam përshtypjen që ajo që ka ndodhur me partinë e tij, nga 2021 deri në 2024, LSI ishte inekzistente. Një parti që nuk vepron tre vjet, si ajo biçikleta që rri tre vjet… LSI ka qenë e ngritur mbi bazën e një klientelizmi politik dhe thirrje te të rinjtë. Të dyja këto ajo i braktisi.

PD ka një bazë. Një gjë është reale, Shqipëria ka mbi 53% të pakënaqur me qeverinë dhe 22% mbështetje me opozitën. Opozita duhet të pyesë pse 31% nuk i afrohet opozitës”, tha Fevziu.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook