Lidhu me ne

Kioske

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po sjell sot, Le Figaro Magazine. Shqiptarja që drejton sektorin e teknologjisë në OpenAI, pronaren e  ChatGPT është truri prapa revolucionit të të këtij softueri. Por është gjithashtu ajo që do të jetë në vijën e parë të çështjeve të abuzimit të dyshuar me të drejtën e autorit që ka nxjerrë në pah inteligjenca artificiale.

Në Silicon Valley, nuk mjafton të jesh i shkëlqyer apo i pasur për tu vendosur në anën e mirë të Historisë dhe për të skalitur emrin tën aty. Ju gjithashtu duhet të dini të merrni vendimet e duhura në kohën e duhur. Është pikërisht përkëtë arsye që emrat e Ronald ëayne, John Sculley dhe Steve
ëozniak ndoshta nuk do t’ju thotë asgjë. I parr i shiti 10% të aksioneve të Apple në 1976 për 800 dollarë.
I dyti ishte përgjegjës për largimin e përkohshëm të Steve Jobs. I treti
është përgjegjës për pothuajse të gjitha evenimentet mbi të cilët Apple ndërtoi
suksesin fillestar, por ai gjithmonë ka jetuar nën hijen e Jobs.

A mund të ndodhë që Mira Murati t’i bashkohet kësaj liste ku bëjnë pjesë ata që nuk lënë gjurmë ne histori? Vetëm të koha do të tregojë.
Drejtoresha Teknike e OpenAI (aktualisht vlerësohet me
80 miliardë dollarë), ka lindur në
Shqipërii prej dy prindërve mësues. Ajo fitoi eksperiencë në
Goldman Sachs dhe Tesla. Pastaj, duke kaluar nëpër Leap
Motion, ajo punoi drejtpërdrejt me David Holz – themeluesin e Midjourney, softuert që ka pushtuar planetin
duke krijuar imazhe të rreme, ultra-realiste.

Zonja Murati është pjesë e këtij rrethi të vogël pionierësh që kanë shënuar përparimet teknologjike në themel të AI gjeneruese për dhjetë vjet. Javën e kaluar, ajo prezantoi tiparet e reja të versionit të ri të ChatGPT, GPT-4o, në një video njëzet e gjashtë minutëshe ku versioni më i fundit i softuerit tregon një efikasitet të jashtëzakonshëm.

Por pavarësisht aftësive të saj, Mira Murati nuk është ende e sigurtë se do të bëjë histori një herë e përgjithmonë.
Së pari, sepse ajo është një grua dhe, pavarësisht diskursit ultra-progresiv dhe egalitar që mbretëron atje, bota
teknologjia mbetet e dominuar nga meshkujt. Ka dhe një arsye tjetër, sepse ajo do të duhet të menaxhojë dy kriza të mundshme brenda muajve
dhe viteve në vazhdim. E para është ndryshimi i vizionit të saj nga ai i CEO- së OpenAI, Sam Altman, i cili u shkarkua për pak kohë, nëntorin e kaluar, nga bordi i drejtorëve. Ai u rikthye shpejt në detyrë pasi 90% e punonjësve nënshkroi një letër solidariteti me të dhe se Microsoft,
një nga investitorët më të mëdhenj në ChatGPT, kërcënoi se do të tërhiqej, nëse ai largohej.

Pas kthimit të Altman, shumëkush drejtoi gishtin nga Mita Muratit si përgjegjëse për këtë shkarkim. Ajo e mohon kategorikisht këtë version duke supozuar se me shefin i ndajnë thjeshtë një vizion dhe strategji e ndryshme – si Jobs dhe
ëozniak në kohën e tyre në Apple.

Kundërsulmi i “Neë York Times”.

Një rrezik tjetër për shoqërinë ku ajo punon është marrëdhënia me të drejtat e autorit, siç tregohet nga padia e ngritur kundër OpenAI nga
Neë York Times. Gazeta më e madhe e përditshme në Shtetet e Bashkuara
ka punësuar në fakt dy pesha të rënda në avokati për të denoncuar përdorimin abuziv të artikujve të saj nga OpenAI. Përtej kompensimit
financiar, këto padi mund të çojnë në praktikën gjyqësore që potencialisht mund ta shkatërronte kompanitë
e specializuar në LLM (modelet kryesore të gjuhës, (shënimi i Lapsi.al) e cila e bazon programin e saj duke u mbështetur në përmbajtje mbi të cilat nuk ka të drejta.
Dhe Murati, shefe e teknologjisë në
OpenAI, tashmë është vënë në vështirësi në këtë pikë nga gazetarët.

Kthesa e fundit: aktorja Scarlett
Johansson e akuzoi kompaninë në fillim të javës se kishte përdorur zërin e saj
për ChatGPT – edhe pse ajo kishte refuzuar në mënyrë specifike ofertën që i kishin bërë për këtë çështje.

Mbi këto tema, Mira Murati mbetet e paqartë. “Ky është një moment unik në historinë tonë ku ne mund të ndërmarrim veprime se si AI mund yë formësojë shoqërinë,” tha ajo disa muaj më parë duke shtuar: “Si të sigurohemi që ajo do realizojë atë që ju kërkoni të bëjë duke siguruar se këtë e bën me qëllime njerëzore dhe në shërbim të
njerëzimit? » Një pyetje e shkëlqyer, të cilës vetë Mira Murati nuk i është përgjigjur dot ende.

Vincent Jolly për Le Figaro Magazine

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix8 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore9 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar10 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix11 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar11 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar13 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix13 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore14 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix14 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook