Lidhu me ne

Mix

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë eFOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES

Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të botës që të flasin hapur për ciklin menstrual. Aktorja ka botuar së fundmi librin e saj, “A kids book about periods” dhe me këtë synon të ndihmojë prindërit që ta fillojnë sa më herët këtë bisedë me fëmijët, që ndonjëherë duket e vështirë, por në fakt është një mënyrë që ata të kuptojnë se si funksionojnë trupat e tyre, duke normalizuar gjithashtu edhe të folurit për një temë që shpesh konsiderohet tabu: menstruacionet.

Së bashku me zgjedhjen për të edukuar njerëzit rreth menstruacioneve përmes librit të saj, aktorja e famshme shpreson të ndalojë ndjesinë e turpit sa herë që flitet për këtë aspekt, diçka që ajo e ka përjetuar vetë.

Ndjenjat e frikës dhe turpit lindën kur Jessica përjetoi ciklin e parë menstrual në moshën 11-vjeçare, gjatë një mëngjesi kur po perfomonte në një shfaqje shkolle. Një histori që ajo e ka shpërndarë edhe në Instagram.

“Isha i frikësuar,” kujton ajo. “Mendova se po vdisja. Çfarë po më ndodhte? Unë isha vërtet e trembur.”

Si nënë e dy djemve, Biel ka menduar se si të hapë bisedën për periodat me ta, veçanërisht me djalin 9-vjeçar, diçka që shërbeu edhe si motivim për të shkruar librin. “Unë kam djem, ndaj shpesh mendohem se si do e flas me ta këtë çështje,” thotë ajo. “Nuk dua të njëjtën ndjesi si ajo që përjetova unë kur pata menstruacionet e para. Djemtë e mi duhet ta dinë se nuk ka gjë të shëmtuar, frikë apo ndjesi të çuditshme në këtë cikël natyral që u ndodh femrave,” shton ajo.

Për Biel, është e rëndësishme që djemtë e saj të dinë detaje për menstruacionet edhe pse kjo nuk ndikon drejtpërdrejt tek ata.

“Nëse nuk e kanë atë informacion, nuk do të jenë në gjendje të përgjigjen me dhembshuri ndaj gocave që e përjetojnë këtë fazë.” “Unë dua që djemtë e mi të kenë njohuri dhe të përfshihen në biseda sa herë flitet për periodat.”

Nisur nga shembulli personal, aktorja inkurajon sa më shumë prindër që ta bëjnë këtë gjë dhe të nisin bisedat e sinqerta me djemtë dhe vajzat rreth ciklit menstrual.

Burimi: Glamour

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook