Lidhu me ne

Mix

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Mish i huaj në  hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës. Ato lidhen me inflamacionin e pjesës së brendshme të rrugëve nazale dhe sinuseve, që zgjasin më shumë se 12 javë (sinusiti kronik). Ndodh që të ketë sinusit kronik edhe pa polipe nazale.

Polipet nazale rriten në indin e inflamuar të mukozës së hundës. Mukoza është një shtresë e lagësht e cila mbron shtresat më të thella të hundës dhe sinusit, si dhe i jep lagështirë ajrit gjate frymëmarrjes.

Polipet nazale janë masa të buta, që nuk dhëmbin, prandaj, nëse janë të vogla, nuk duhet të shqetësoheni për to. Ndërsa rritja e shumëfishtë e tyre apo një polip nazal më i madh mund të bllokojë rrugët nazale dhe sinuset.

Shenjat e zakonshme të sinusitit kronik me polipe nazale janë:

  • Skuqje të hundës
  • Zagushi e vazhdueshme
  • Rrjedhje hundësh
  • Probleme me shqisën e të nuhaturit
  • Mungesë të sensit të shijes
  • Dhimbje koke ose në fytyrë
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të dhëmbëve
  • Një ndjesi presioni në ballë dhe fytyrë
  • Gërhitje

Kur duhet të shkoni tek mjeku:

Kontrollohuni nëse këto simptoma zgjasin më shumë se 10 ditë. Simptomat e sinusiti kronik dhe polipeve nazale janë të ngjashme me disa sëmundje të tjera, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme.

Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse përjetoni:

  • Probleme serioze me frymëmarrjen
  • Përkeqësim të papritur të simptomave
  • Probleme me shikimin apo lëvizje me vështirësi të syve
  • Ënjtje të shumta përreth syve
  • Dhimbje të shumta koke të shoqëruara me temperaturë të lartë

Shkaqet

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të qartë se çfarë mund t’i shkaktojë polipet nazale; përse tek disa njerëz zhvillohet inflamacioni kronik dhe pse inflamacioni shkakton formimin e polipeve tek disa njerëz dhe tek të tjerët jo. Inflamacioni shfaqet në pjesën e brendshme të hundës dhe sinuseve (membranën e mukozës) që prodhon fluide. Ka disa të dhëna që tregojnë se njerëzit që zhvillojnë polipe kanë reagim të ndryshëm ndaj sistemit imunitar dhe shënjues të ndryshëm kimikë në membranën e mukozës në krahasim me ata që nuk zhvillojnë polipe.

Polipet nazale mund të formohen në çdo moshë, megjithatë janë më të zakonshëm tek të rinjtë dhe tek moshat e mesme.

Faktorët e rrezikut

Çdo gjendje që shkakton inflamacion kronik në rrugët nazale ose sinuset, si infeksionet apo alergjitë, mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e polipeve nazale. Këto gjendje janë:

Astma,një sëmundje që shkakton inflamacion në rrugët e frymëmarrjes.

Ndjeshmëria ndaj aspirinësmund t’u shkaktojë disa njerëzve zhvillim të polipeve nazale.

Sinusitet alergjike fungale, një alergji në rrugët e frymëmarrjes

Fibroza cistike, një çrregullim gjenetik që çon në prodhimin dhe sekrecionin e fluideve ngjitëse, si mukusi nga membranat nazale dhe sinusi.

Sindroma Churg-Strauss– një sëmundje e rrallë që shkakton inflamacion të enëve të gjakut.

Historia familjare gjithashtu mund të luajë një rol në zhvillimin e polipeve nazale (mish i huaj në hundë).

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix6 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix6 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix6 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix6 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar6 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix6 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix7 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix7 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook