Kryesore
“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë
Kreu i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, për të cilin thotë se sot gjendet “në një nga pikat më të ulëta të tij”.
Në një “podcast” në internet, Basha tha se Berisha duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij, për të mos e bërë problemin e tij personal pjesë të partisë.
“E kanë këshilluar gabim. Po të kishte dëgjuar këshillat që i dhashë unë do ishte më mirë, për të, për familjen e tij, dhe për Shqipërinë. Këshilla që çështjen e tij të mos e bënte të partisë”, tha Basha.
Ai la të kuptohet se Berisha e ka mbyllur ciklin në politikë, dhe sipas tij tashmë Shqipëria duhet të ecë përpara.
“Ai ka patur një jetë të gjatë, ka patur pikat e tij të larta, ka tashmë nga më të ulëtat. Më vjen shumë keq siç e thashë, por vendi duhet të ecë përpara. Nuk është ai problemi i këtij vendi, problemi është ai që përmende më herët”, tha Basha.