Lidhu me ne

Mix

Tri ushqimet që shkaktojnë celulit/ Zgjidhjet natyrale për t’i trajtuar

Tri ushqimet që shkaktojnë celulit/ Zgjidhjet natyrale përFoto ilustruese

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë.

Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbipeshë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit.

Karbohidratet e përpunuara

Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina. Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës.

Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit. Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Ushqimet e gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Shkaktarët më të mëdhenj të celulitit

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, sqarojnë se përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë. Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. 

Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.

Disa trajtime natyrale për eliminimin e celulitit që mund t’i bëni në shtëpi

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eliminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë me limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjes apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfekte dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? AgroWeb.org ju siguron një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj. Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit. Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në eliminimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eliminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook