Lidhu me ne

Mix

I bashkoi arti, jetën e ndërtuan bashkë: Kush ishte dashuria e madhe e Margarita Xhepës!

I bashkoi arti, jetën e ndërtuan bashkë: Kush ishte dashuria e

Në jetën e Margarita Xhepës pati nje dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave e megjithatë i bashkoi arti zemrat dhe qeniet e tyre. Në intervistën “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan,  Margarita Xhepa përkufizon jetën me bashkëshortin e saj dhe raportin e veçantë mes tyre.

I bashkoi arti, jetën e ndërtuan bashkë: Kush ishte dashuria e

Margarita Xhepa: Në radhë të parë ishim artistë të dy, edhe ai ishte artist, edhe unë, na bashkoi arti.  Vija re tek ai njeri që të parën kishte qytetari, kishte fisnikëri sepse vinte nga një familje fisnikësh, nga një familje me emër të mirë. Kjo ka të bëjë shumë sepse fëmijët kryesorja  janë familja, edukata që marrin. Pikërisht mençuria, dëshira për artin na bashkoi. Ai e donte shumë artin, por edhe unë e doja. Të dy punonim, sugjeronim me njëri-tjetrin, ndihmonim njëri-tjetrin. Ka qenë gjë shumë e bukur.

Profesioni i përbashkët ndikonte në mirëkuptimin mes tyre. Pavarësisht roleve, kontakteve me njerëz të tjerë, asnjëri nuk bëhej xheloz për tjetrin sepse e dinin që dashuria e vërtetë ishte ndryshe, pikërisht ajo që mbanin në zemrat e tyre.

Margarita Xhepa: As na ka shkuar ndërmend sepse edhe ai ishte artist, kishte partnerët e vet, edhe unë, në asnjë mënyrë sepse ajo është një truk fundi i fundit në art që bëjmë, kurse dashuria e vërtetë shprehet ndryshe, por truket që përdorim në film dhe role janë tjetër gjë dhe ne e kuptonim mirë njëri-tjetrin.

Kur aktorja ishte 52 vjeçe, Xhaviti u nda nga kjo botë dhe kjo e bëri Margarita Xhepën t’i përkushtohej plotësisht tre djemve, krenarisë së tyre më të madhe.

Margarita Xhepa: Tre djem, njëri më i mirë se tjetri e kjo ka qenë dashuri e madhe sepse bashkë me Xhavitin i kemi rritur këta tre djem dhe më vjen mirë që morën diçka por më tepër kanë marrë nga babai i tyre se sa nga unë, kështu them unë kështu që na u bënë të mirë dhe kjo është krenaria e prindërve. Dolën në jetë për veten e tyre, për neve që na kanë dhënë kënaqësi, por edhe për shoqërinë, për punët që bënin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook