Lidhu me ne

Radar

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” – Si qendron e vërteta e historisë së xhaxhait të Joe Biden

“Xhaxhain tim e hëngrën kanibalët” - Si qendron e

Presidenti amerikan Joe Biden duket se e ka ekzagjeruar duke treguar historinë e zhdukjes së xhaxhait të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke sugjeruar se ai ishte ngrënë nga “kanibalët” pasi u “qëllua” në Papua Guinenë e Re.

Gjatë një vizite në Scranton, Pensilvani, të mërkurën, Biden foli për xhaxhain e tij Ambrose Finnegan, një toger i dytë në Forcën e Pestë Ajrore, i cili u zhduk më 14 maj 1944, ndërsa po fluturonte nga ishulli Los Negros për në aeroportin Nadzab në Guinea e Re.

“Ai u qëllua në Guinenë e Re dhe ata kurrë nuk e gjetën trupin, sepse kishte, vërtet, shumë kanibalë në atë pjesë të Guinesë së Re” – u tha Biden punëtorëve të çelikut gjatë fjalimit të tij.

Më herët gjatë asaj dite teksa vizitonte një memorial të Luftës së Dytë Botërore në Scranton, presidenti përsëriti një tregim të ngjashëm. “Ai u qëllua në një zonë ku kishte shumë kanibalë në atë kohë. Trupi i tij nuk u gjet kurrë, por kur shkova atje për vizitë, qeveria hetoi dhe gjeti disa pjesë të avionit” – tha Biden.

CNN shkruan se megjithatë, të dhënat zyrtare sugjerojnë të kundërtën. Sipas një raporti të ushtrisë amerikane, avioni me të cilin udhëtonte xhaxhai i Biden u rrëzua në oqean në brigjet veriore të Guinesë së Re për shkak të një defekti mekanik. Tre anëtarë të ekuipazhit u mbytën, ndërsa njëri mbijetoi dhe u shpëtua nga një anije mallrash që kalonte aty pranë. Një kërkim ajror i kryer të nesërmen nuk gjeti asnjë gjurmë të avionit ose anëtarëve të ekuipazhit të zhdukur.

Megjithëse Guinea e Re u kontestua ashpër gjatë Luftës së Dytë Botërore, me raporte për kanibalizëm, deklaratat e Biden për zhdukjen e xhaxhait të tij ndryshojnë nga historia e dokumentuar. Kjo nuk është hera e parë që Biden ka zbukuruar detaje rreth shërbimit ushtarak të të afërmve të tij.

Në një fjalim në dhjetor 2022, ai pretendoi se i kishte dhënë xhaxhait të tij të ndjerë, Frank Biden, titullin “Zemra e Purpurt” për veprimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim, pasi babai dhe xhaxhai i Bidenit kishin vdekur përpara se Biden të bëhej zv.president në vitin 2009. 

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix1 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix3 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar4 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix4 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix5 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix5 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Sport5 orë më herët

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton në Co-Op Manchester Arena ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që tashmë është pjesë e klubit Anglez “Queensbarry Promotins”,  me Promotor Numrin  1 në botë të...

Kryesore5 orë më herët

Distanca higjienike e PD-së me botën e krimit, meritë që i duhet njohur Lulzim Bashës

NGA NAMIR LAPARDHAJA Për afro 10 vite me radhë në krye të PD-së, një ndër meritat që i duhet njohur...

Mix6 orë më herët

13 ëndrra që i keni parë dhe mesazhet e fshehura që duan të na japin!

Ëndrrat përkufizohen si seri imazhesh ose ngjarjesh që ndodhin në mendjen e një individi kur fle. Ka ëndrra të zakonshme...

Facebook