Lidhu me ne

Radar

Nevoja urgjente për të mbrojtur qytetarët nga shitja e hiçit

Klodian Tomorri

Një njeri me NIPT hap fjalë se po merr leje për një projekt ndërtimi. Mjafton vetëm kaq dhe fillon të arkëtojë para nga qytetarë, të cilët nxitojnë të prenotojnë banesa për të përfituar çmime okazion.

Shitja e banesave pa filluan ende puna në kantier është një fenomen, që po përhapet me ritme të frikshme së fundmi. Nëse kësaj i shton dhe zgjerimin e pandalshëm të sektorit të ndërtimit, përfundimi është i qartë. Qytetarët shqiptarë po ekspozohen masivisht para riskut të mashtrimit.

Në të gjithë këtë marrëzi, ka një pyetje që lind natyrshëm. Çfarë ndodh me qytetarët nëse dikush që ka arkëtuar paratë e tyre duke u shitur ajrin, zhduket? Ose e lë në mes pallatin? Ligjërisht asgjë.  Sot Shqipëria nuk ka asnjë ligj, që të mbrojë qytetarin nga mashtrimi. Ndaj kjo ndërhyrje është bërë e domosdoshme dhe urgjente.

Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë apo të bëjë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mjafton të kopjojë modelet e vendeve të tjera. Disa prej tyre kanë të sanksionuar me ligj se ndërtuesi nuk mund të përdorë asnjë qindarkë nga paratë e arkëtuara për një projekt banimi në aktivitete të tjera, pa mbyllur më parë detyrimet kontraktuale për përfundimin e objektit.

Të tjerë, si Maqedonia e Veriut i detyrojnë kompanitë e ndërtimit që të ngrijnë në një llogari të posaçme escroë, të paktën 20 për qind të arkëtimeve nga prenotimet e apartamenteve.

Masat që mbrojnë qytetarët nga mashtrimi i shitjes së hiçit nuk kanë dalë nga hiçi. Por kanë ardhur pas eksperiencave të dhimbshme. Sot Shqipëria rrezikon shumë të përballet me të tilla eksperienca.

Zgjerimi i pandalshëm i ndërtimit dhe shitjet e ajrit nuk janë faktorët e vetëm të riskut. Ka dhe një faktor tjetër, por aq shqetësues. Ky është ai që ka të bëjë me stofin e investitorëve në ndërtim.

Nëse deri pak vite më parë, kompanitë e ndërtimit në Shqipëri numëroheshin me gishtat e dorës dhe ishin aktorë të besuar në treg, tani në këtë sektor mund të gjesh çfarëdo. Banditë, trafikantë, mashtrues dhe kontigjente të tjera nga bota e krimit. Mjafton vetëm një NIPT.

Përtej kësaj, janë dhe investitorët nga jashtë. Supozoni vetëm një moment skenarin e një investitori të huaj që shet ajër në Shqipëri dhe pasi ka transferuar paratë jashtë vendos të largohet edhe vet. Çfarë e pengon për shembull Mohammed Alabbarin ta bëjë këtë? Pra, që pasi ka shitur ajër pa leje ndërtimi në Durrës, të largohet së bashku me paratë e qytetarëve.

Dikush dhe qeveria mund të thonë se zoti Alabbar është një nga investitorët më seriozë në botë në këtë sektor. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por shteti nuk i mbron qytetarët me emrin e mirë. Sepse po të ishte ashtu, ndërtuesi më i madh sot në botë duhet të ishte Papa i Romës.

Qeveritë i mbrojnë qytetarët e tyre me ligje. Nëse ato rrinë duarkryq kur risqet formësohen, atëherë fatura që vjen pas është e rëndë. Dhe sot në sektorin e ndërtimit risqet po ndërtohen me shpejtësi. Shitje në ajër, investitorë të huaj, banditë dhe të fortë me leje ndërtimi. Ky është terreni pjellor i hatasë.

/Kapitali.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook