Radar
Ola Xama: Drejtorët e Veliajt bënë tender edhe për të rregulluar kanalizimet te Kodra e Diellit ku banojnë bashkë me Veliajn
Drejtorët e arrestuar të bashkisë së Tiranës, si Redi Molla dhe Mariglen Qato, i kanë banesat e tyre, në një qendër rezidenciale te Kodra e Diellit, afër banesës së kreut të bashkisë, Erion Veliaj. Gazetarja Ola Xama, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se këta drejtorë i kanë dhënë tenderin pronarit të zonës rezidenciale, pë rregullimin e kanalizimeve në kompleksin ku banojnë vetë.
“Kur po shikoja të dhënat e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, këta e dinë të gjithë se i kanë shtëpitë te Kodra e Diellit, i kanë dhënë atij që ka Kodrën e Diellit, edhe tenderin që të bëjë sistemimet dhe kanalizimet e ujësjellësit, gjithë ato mijëra euro tenderi, te shtëpia e tyre. Pra edhe për të rregulluar shtëpinë e tyre kanë bërë tender.
Po të shohësh edhe te kompania e hotelit në Durrës, kanë aksione 4 kompani. Njërës ia kanë vënë emrin “Res Tour”, tjetri “Eti Tour”, i Elvi Tivarit, drejtor i shitjeve në ujësjellës, Dritan Kadiu ia ka vënë “Daku Tour”. Pra edhe me emrat kanë përdorur tallje, duke vënë inicialet e tyre”-tha gazetarja Xama.