Lidhu me ne

Kritike

Tiranë-Durrës, një garë breshkash

NGA LUTFI DERVISHI

Rruga Tiranë-Durrës

Rruga Tiranë-Durrës, 35 km, është shndërruar në një shteg ku breshka mbërrin më shpejt në destinacion se makina e tipit breshkë.

E projektuar për kapacitet 30 mijë makina në ditë, sot ky numër është trefishuar.

Shpejtësia e lejuar është 90 km/h, por për shkak të mbingarkesës nuk kalon 60 km|orë.

(Edhe kjo e keqe e ka një të mirë. Kanë rralluar shoferët që ngasin mjetin me mbi 150km/orë dhe ndezin dhe shuajnë dritat e gjata si vetëtima në një qiell të ngarkuar me re).

Tiranë-Durrës, rruga më e frekuentuar në Shqipëri, zona ku gjysma e popullsisë ka zgjedhur të jetoje, hapësira ku lulëzon 70% e ekonomisë, ditët më të mira i ka patur në të shkuarën. Treni, që dikur përshkonte këtë segment, tani prehet në analet e historisë, krahas rrugës së vjetër të harruar Tiranë-Plepa.

Në një vend ku investimet rrjedhin si vera e Dionisit drejt çdo rruge të (pa)imagjinueshme, përveç atyre që lehtësojnë trafikun, saga vazhdon. Është një rregull i pashkruar në këto troje të lashta që njerëzit dhe ekonomia janë në një vend dhe investimet vërshojnë në një vend tjetër.

Dhe ky trafik është pa ardhur sezoni turistik!

Këtu, shpejtësia nuk ka kuptim të matet me km/orë, por me durim të shoqëruar me psherëtima dhe fuqia e makinave nuk duhet matur më me  kuaj-fuqi, por më durim- fuqi ose vullnet- fuqi.

Tiranë-Durrës sot është jo vetëm dëshmi e durimit njerëzor, por edhe  një kujtesë se, aventura më e madhe nuk  është largimi nga Shqipëria. Sfida është të udhëtosh në këtë rrugë dhe të mos prishesh gojën me ata që  luajnë me durimin e njerëzve si të ishte play station.

P.S. Lajmi se do të bëhet tenderi për zgjerimin e rrugës Tiranë- Durrës më shumë se ngushëllues është acarues. Tani nis sfida e papërballueshme, fazave, segmenteve, lotëve të  panumërt dhe (të vetmes gjë që bëhet me plan në këtë vend) inspektimeve pa fund.

Ishte thënë se punimet do të nisnin në muajin mars…,ndoshta e kanë lënë për sezonin veror kur është dhe piku i qarkullimit.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook