Mix
Si ndikon kripa në formimin e gurëve në veshka?
Si ndikon kripa në formimin e gurëve në veshka?
Kripa e shtuar, sepse sasia duhet të jetë e kontrolluar, që konsumohet gjatë gatimit, që merret tek dhalla, djathi që është në sasi të madhe, të gjitha produktet ushqimore, apo sallata, nuk duhet të përmbajnë sasi të mëdha të kripërave.
Është faktor që mban lëngjet në organizmin tonë, shkakton depozitimin, formimin e kristaleve, gurëve në veshka, por edhe rritjen e tensionit.
Jo vetëm kripa është një nga shkaktarët e formimit të gurëve në veshka. Ka disa faktorë, krijimi i gurëve në veshka varet nga predispozicioni gjenetik, stili i jetesës, mënyra e të ushqyerit. Mbi bazën e natyrës së gurit ne përcaktojnë atë çfarë na shkakton rritjen dhe formimin e këtyre gurëve. Absolutisht po, është e trashëguar. Çdo patologji, përfshirë veshkat ka nivel të lartë trashëgueshmërie dhe predispozicioni për të shfaqur një sëmundje kur ka një bazë gjenetike është shumë më i lartë sesa në popullatën normale.
Ka fëmijë që kanë gurë në veshka sepse është çështje metabolizmi, mikroelementeve që janë në organizmin e njeriut.
Ka sëmundje të rralla që shkaktojnë formimin e gurëve, apo niveli i hidrimit, ndër shkaqet kryesore që predipozicionojnë për formimin e gurëve. Por pirja e ujit është relative në varësi të sezonit, në dimër nevojat janë të pakta për sasinë e likideve, ndërsa në verë shtohen sepse rritet djersitja. Procesi i avullimit është më i madh, ndaj lind nevoja e kompensimit të likideve që marrim.
Sa më shumë kripë që ne konsumojmë aq më shumë kemi nevojë për ujë, për të shuar etjen. Ndaj është relative, ka pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, nga enjtet, e këmbëve ose trupit, kjo është kategori pacientësh që nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha uji sepse depozitohen akoma më shumë.
Sasia e ujit është individuale, stili i jetesës dhe mënyra e të ushqyerit është e personalizuar, dieta ushqimore është e personalizuar, në bazë të patologjisë.
Ndaj në rastin e pacientëve me sëmundje në veshka, nga ana e nefrologut duhet të bëhet një studim tipik i natyrës, shkakut dhe përbërjes së gurit dhe në bazë të kësaj ndjekja në vijueshmëri.