Lidhu me ne

Mix

Kia EV9 votohet Makina e Vitit 2024

Kia EV9 triumfoi në kategorinë e makinave elektrike në New York Auto Show. Zbuloni më poshtë fituesit e kategorive të ndryshme.

Ashtu si çdo vit, Salloni i Makinave në Nju Jork hapet me “World Car Awards” (çmimet për makinat më të mira të vitit).

Ky konkurs ndërkombëtar, në vitin e tij të njëzetë, vlerëson modelet e reja më të rëndësishme në disa kategori.

Çmimet jepen nga një juri prej 102 gazetarësh nga e gjithë bota.

“Mbretëresha” e “World Car Awards” në vitin 2024 është Kia EV9, SUV më i madh elektrik i shtëpisë automobilistike koreane.

Më poshtë janë të gjitha makinat fituese në kategori të ndryshme.

Makina e vitit

Siç e thamë, çmimin e parë e fitoi Kia EV9, forma personale e së cilës, hapësira e brendshme dhe motori i fuqishëm (deri në 384 kuaj fuqi) bindën jurinë.

Vendin e dytë e fitoi kompania kineze, BYD Seal, kurse të tretin, Volvo EX30, SUV elektrik kompakt i prodhuesit suedez.

Ho Sung Song, president dhe CEO i Kia, deklaroi: “Jemi jashtëzakonisht tw nderuar që EV9 2024 u zgjodh si Makina e Vitit dhe Makina Elektrike e Vitit.

Triumfi dëshmon përkushtimin tonë të palëkundur për të shtyrë kufijtë e teknologjisë dhe përsosmërisë së dizajnit.

Suksesi i vazhdueshëm i Kia EV9 do të na nxisë të vazhdojmë të ofrojmë automjete të jashtëzakonshme, që ripërcaktojnë përvojën e drejtimit për klientët në mbarë botën”.

Makina me dizajnin më të mirë e vitit

Fitorja e Toyota Prius si “makina me dizajnin më të mirë” është ndoshta një nga surprizat e konkursit të këtij viti.

Makina hibride (që është edhe e rikarikueshme) la pas Ferrari Purosangue dhe Ford Bronco.

Makina e qytetit e vitit

Në kategorinë e makinave të qytetit triumfoi Volvo EX30, një nga makinat elektrike më interesante të momentit në segmentin e vet, me çmime që fillojnë nga 33.795 paund dhe motor deri në 428 kuaj fuqi.

E dyta renditet BYD Dolphin (një tjetër model 100% elektrik), ndërsa në vendin e tretë renditet Lexus LBX, crossover hibrid i bazuar në mekanikën e Toyota Yaris Cross.

Makina premium e vitit

Në mesin e makinave premium, fituese është modeli i ri BMW Serie 5, me versionin elektrik i5.

Pas saj renditen Mercedes Classe E (i disponueshëm në një gamë të gjerë motorësh elektrikë, duke përfshirë naftën) dhe SUV elektrik EQE.

Makina elektrike e vitit

Një “surprizë e dyfishtë” për Kia EV9, e cila fitoi edhe në kategorinë e modeleve 100% elektrike.

SUV korean la pas makinat konkurrente BMW dhe Volvo EX30.

Makina sportive e vitit

Në fund çmimet për makinën sportive të vitit. Fituesi i këtij viti është Hyundai Ioniq 5 N. Në podium edhe BMW M2 dhe XM.

Motor 1

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook