Lidhu me ne

Mix

Ja pse Galaxy S24 Ultra qëndron në majë të telefonave të zgjuar

Inteligjenca artificiale po ndryshon me hapa galopantë zhvillimet e fundit në industrinë mobile e jo vetëm dhe me lançimin e gjeneratës së re të Galaxy S24, pamë se si themeli  i kësaj gjenerate ishte pikërisht AI Mobile. Kjo epokë e re shpalosi përvoja të reja celulare, që ndryshuan dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë mënyrën se si smartphonet fuqizojnë përdoruesit. Dhe është pikërisht Inteligjenca Artificiale, shkurtimisht AI si e ndeshim kudo, ajo që përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24. Galaxy S24 Ultra, është një nga titanët e gjeneratës së re dhe padyshim një nga pionerët e dekadës së ardhshme të inovacionit celular. Më poshtë do të veçojmë disa nga karakteristikat kryesore të kësaj pajisjeje që e bëjnë këtë telefon të zgjuar të qëndrojë në majë.

Komunikim i pametë dhe i mbështetur nga AI

Galaxy AI na njeh me një inteligjencë kuptimplotë, që synon të përmirësojë çdo fushë të jetës, veçanërisht komunikimin, që është dhe roli themelor i një telefoni. Për dërgimin e mesazheve, Chat Assist do të gjejë fjalët e duhura për ju, dhe ngjyrimet e duhura të fjalëve, për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç ishte synuar: si një mesazh i sjellshëm për një koleg ose një frazë e shkurtër dhe tërheqëse për një titull në rrjetet sociale. Organizimi do të jetë gjithashtu me i lehtë falë Note Assist në Samsung Notes, duke paraqitur përmbledhje të krijuara nga AI, krijimin e modeleve që riorganizojnë shënimet me formate të parapërgatitura e jo  vetëm. Për regjistrimet zanore, edhe kur ka shumë altoparlantë, Transcript Assist përdor AI dhe teknologjinë teknologjinë Speech-to-Text për të transkriptuar, përmbledhur dhe madje përkthyer regjistrimet. E meqë jemi tek komunikimi, karakteristika e mëposhtme është një nga të preferuarat tona.

Kërkimi në motorrët e kërkimit nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë

Komunikimi nuk është mënyra e vetme me të cilën Galaxy S24 i çon në tjetër nivel përfitimet themelore të telefonit në të ardhmen. Kërkimi në internet ka transformuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Galaxy S24 shënon një moment historik në historinë e kërkimit, si telefoni i parë që ka debutuar me Circle to Search intuitiv, të drejtuar nga gjeste me Google. Për t’u dhënë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm, Galaxy iu drejtua udhëheqësit botëror të kërkimit, Google, dhe hapi forma të reja zbulimi me një gjest të thjeshtë. Me një shtypje të gjatë në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë. Nëse shihni një pikë referimi të bukur në sfondin e postimit të mikut tuaj në rrjetet sociale ose një fakt befasues argëtues në YouTube Shorts, mund të mësoni shumë shpejt për çfarë bëhet fjalë, pa u larguar nga aplikacioni ku jeni. Madje në varësi të vendit ku ndodheni, për kërkime të caktuara, do të jeni në gjendje të shihni përmbledhje krijuese të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacione dhe kontekst të dobishëm të bashkuar nga i gjithë interneti dhe të bëni pyetje më komplekse dhe me nuanca. Është kaq e lehtë. Dhe kjo është epike.

Nxisni krijimtarinë për të zbuluar botën në mënyra të reja

Përveç komunikimit, teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri do të shndërrohet në të preferuarën tuaj. Falë AI Mobile, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë.

Përvoja më inteligjente ndonjëherë e Galaxy, mundësuar nga Performanca Premium

Ndërsa AI bëhet një pjesë më e spikatur e jetës së përditshme, fuqia e rendimentit duhet të shkëlqejë për të përmbushur kërkesat. Lojëra, regjistrimi dhe montazhi i madh i videove, kalimi mes pesë aplikacioneve ndërsa planifikoni një udhëtim etj… Cilado qoftë detyra, Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin e tij, ekranin apo më shumë. Pamjet janë më të gjalla dhe magjepsëse se ndonjëherë në ekranin më të ndritshëm Galaxy. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster. Corning® Gorilla® Armor redukton reflektimet dhe përmirëson qartësinë vizuale, edhe në rrezet direkte të diellit. Vision Booster i përmirësuar rrit gjithashtu kontrastin dhe ngjyrën për një përvojë të jashtëzakonshme.

Gjithçka e përmirësuar, në kuadër të funksionalitetit, pa lënë pas dizajnin dhe elegancën. Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titani, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme në dorë.  Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix17 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore18 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar20 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix20 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar21 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar22 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix22 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore23 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix23 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook