Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante/ Një orë vrap, 7 orë jetë më shumë

Fakte interesante/ Një orë vrap, 7 orë jetë më

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në çdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj.

Një studim i publikuar në revistën “Progress in Cardiovascular Diseases”, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë. Për më tepër, ata që vrapojnë 20-30 km në javë kanë një imunitet më të fortë dhe janë më pak të prirur të sëmuren nga e ftohura.

Vrapo që të ruash mendjen 

Ekspertët thonë se vrapi e ndihmon njeriun të mbajë mendjen të mbledhur.

Ai mban larg depresionin dhe ankthin sepse gjatë vrapit, trupi çliron endorfinë, hormon që na bën të ndihemi më të lumtur, më pozitivë dhe shpresëplotë.

Vrapi i bën mirë zemrës, imunitetit, mushkërisë, trurit dhe gjakut. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Sikur të mos mjaftonin këto përfitime, ekspertët nënvizojnë faktin se vrapi është shpërblyes në shumë aspekte të jetës. Ai e ndihmon njeriun të ndërtojë një karakter më të fortë, të ketë disiplinë e të jetë më i balancuar e krijues në punë dhe në jetën personale.

Vrapo që të kesh kocka më të forta 

Sipas këtij studimi të Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vrapi i rregullt përmirëson shumë qëndrueshmërinë afatgjatë të kockave.

Sipas tyre, nëse njeriu vrapon 12-20 minuta tri herë në ditë, mundet të rrisë dendësinë minerale të kockave duke i bërë ato më të forta. Vrapi, burrat, vrapojnë më shpejt, gratë rezistojnë më gjatë. Disa ekspertë janë të mendimit se mënyra e të vrapuarit bazohet shumë te gjinia.

Së pari, zemra e një gruaje besohet të jetë më e vogël në përmasa nga ajo e një burri. Një zemër e madhe mund të pompojë gjak të oksigjenuar më shumë dhe më shpejt drejt të gjithë trupit.

Kjo është arsyeja përse meshkujt vrapojnë më shpejt dhe më gjatë. Gratë nga ana tjetër kanë qëndrueshmëri më afatgjatë.

Në maratona të ndryshme është vërejtur se ndryshe nga burrat, gratë përshpejtojnë vrapin në pjesën e dytë të garës.

Në fillim të saj, ato qëndrojnë pas, megjithatë në mënyrë të ngadaltë e të qëndrueshme ata rrisin shpejtësinë dhe kapin majat më të larta.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar4 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar4 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore4 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar4 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix5 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix6 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix6 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix6 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook