Lidhu me ne

Temporal

Lideri “global” Edi Rama dhe shifrat e lobimit

Nga Irena Beqiraj

A korruptoi Rama amerikanët, apo politika e jashtme amerikane  është një “derë rrotulluese” që mund të shtyhet me anë të interesave ekonomike ?

Politika e jashtme është politika më pak demokratike nga të gjitha politikat e qeverisë amerikane. Ajo është larg interesave dhe shqetësimeve të elektoratit të përgjithshëm dhe si e tillë historikisht ka qenë vetëm prerogativë e degës ekzekutive.

Në mungesë të interesit ose llogaridhënies ndaj elektoratit amerikan, grupet e interesit (duke përfshirë liderë edhe qeveri të huaja) kanë pasur mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi në vendimmarrjen e qeverisë amerikane në Uashington, nëpërmjet lobimit, interesave ekonomike, por më së shumti nëpërmjet  pagesave të drejtpërdrejta të kryera ndaj ish-zyrtarëve amerikanë.

Matra është e thjeshtë: “Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para”

Të dhënat tregojnë se lobimi i qeverive të huaja është zgjeruar shumë gjatë dekadës së fundit. Që  nga viti 2016, shpenzimet për lobim vlerësohen në shumën 4.1 miliardë dollarë dhe numërohen rreth 2,913 lobistë të rinj të regjistruar.

Katër vendet e Lindjes se Mesme janë ndër dhjetë shpenzuesit kryesorë në lobim. Sipas nivelit të shpenzimeve ato renditen: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Izraeli.

Një tjetër mjet i përdorur gjerësisht në ushtrimin e “pushtetit të butë” sidomos pas ardhjes së Trump në pushtet janë investimet në biznese dhe institucione financiare amerikane, ku më  i spikaturi ka qenë Fondi i Investimeve Publike (PIF) i kryesuar nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman (MBS).  Gjatë viteve të fundit ky fond ka investuar drejtpërdrejt mbi 7 miliardë dollarë në institucionet ekonomike, sociale dhe kulturore amerikane.

Por thembra e vërtetë të Akilit në sistemin demokratik të SHBA-së, e cila po përdoret intensivisht  për blerjen e mbështetjes amerikane nga qeveritë e huaja është mungesa e plotë të ligjeve që  ndalojnë zyrtarët amerikanë të punojnë ose të bëjnë biznes me një qeveri të huaj pas largimit nga qeveria amerikane. Për më tepër nuk ka asnjë ligj që i ndalon zyrtarët amerikanë të takohen me lobistët  apo të punojnë për qeveri të korruptuara  abuzive, apo jo demokratike .     

Përshembull fondi i investimeve të Arabisë Saudite ka bërë pagesa mahnitëse për ish-zyrtarët e administratës Trump, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për Fondin e investimit  privat të Jared Kushner (që pritet të shumëfishojë fitimet me anë të investimeve në Serbi dhe në Shqipëri) dhe 1 miliard dollarë për firmën e ish-Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin. Po i njëjti fond ka bërë gjithashtu pagesa shumë milionëshe, nëpërmjet LIV Golf, në resortet e golfit në pronësi të ish-presidentit Donald Trump.

Përveç kësaj, siç raporton ” Washington Post”, që nga viti 2016 të paktën 500 vetë në pension nga personeli i institucioneve ushtarake dhe të sigurisë  amerikane kanë marrë punë fitimprurëse duke punuar për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe qeveri të tjera të huaja. Apo që nga viti 2016, 15 gjeneralë dhe admiralë amerikanë në pension kanë punuar si “konsulentë” me pagesa të larta për Ministrinë e Mbrojtjes saudite, me miratimin e qeverisë amerikane.

Nisur nga  fushëpamja  jonë e ngushtë e vendit të vogël, “Rama ka bërë atë që nuk e ka bërë njeri”, ka korruptuar Amerikën e madhe. Ai arriti të blejë Mcgonigal apo po blen Trump, për interesa të pushtetit të tij.

Për fatin e tij të keq as këtu nuk ka ndonjë meritë të veçantë lideri ynë . “Lideri vizionar” i Grenellit , apo “Kryeministri model” i Blinkenit , nuk është gjë tjetër vecse tregtari . Ai nuk ka bërë gjë tjetër vecse si qindra liderë të tjerë edhe pse të korruptuar apo autoritarë, ka blerë mbështetje duke shtyrë  “derën rrotulluese të politikës së jashtme amerikane” e cila lëviz lehtësisht me anë të interesave ekonomike.

Megjithëse refuzojmë ta pranojmë, ka ardhur koha ta ngulisim në kokë se pas çdo “lideri shqiptar të shpallur vizionar nga të huajt”, ka një faturë të majme!

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix18 orë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore19 orë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix19 orë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix19 orë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix19 orë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar20 orë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix21 orë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar21 orë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Radar21 orë më herët

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsiderohen si politikisht të ndjeshme nga Partia Komuniste...

Facebook