Radar
Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa
Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin me urgjence qeveria dhe drejtuesit e Bashkise, e madje dhe Keshilli Bashkiak per ndonje vendimarrje urgjente.
Dmth, perveçse i paafte, duhet te jesh i zhytur ne krim qe mos te marresh masa per te perballuar gjendjen.
Sot do duhej urgjent te merreshin keto masa:
Njoftim i plote per te gjithe pasojat shendetesore te qendrimit ne ambjente te hapura ne nje nivel te ndotjeje per te gjithe qytetaret!
Ne menyre te posaçme do duheshin porosi te veçanta per njerez me probleme shendetesore me rruget e frymarrjes!
Rritje dhe mobilizim te kapaciteteve te asistences mjekesore per cilindo qe mund te kete nevoje imediate per ndihme mjekesore apo ekzaminime ne keto dite katastrofe mjedisore!
Kufizim te levizjes se nje mase te mjeteve me orientim sipas tipit apo funksionalitetit!
Kufizim te levizjes se makinave neper disa zona te caktuara te qytetit ku ka me shume prirje per trafik!
Ndalim kategorik i çdo aktiviteti ndertimi apo transporti materialesh ndertimi per nje periudhe te pacaktuar!
Aktivizim urgjent te stacioneve te matjes dhe raportim minute per minute ne kohe reale te nivelit te ndotjes sipas elementeve ndotes!
Çuarja me detyrim brenda nje afati te caktuar kohe per kontroll teknik te çdo makine te prodhuar para nje afati te caktuar!
Kontrolle pa parapajmerim te te gjithe pikave te furnizimit me karburant per cilesine e karburantit qe gjendet ne depozita!
Shpallje e Moratoriumit te Lejeve te Ndertimit pa afat, deri ne nje rishqyertim ne nje kohe te arsyeshme!
Qe te ndodhin keto, do duhej qe keta qe marrin vendime mos te ishin shkaktaret, e derisa ne do t’i amnistojme si keca te lumtur qe vrapojne drejt thertores, aq edhe trupat tane do varen te çengelet e kasapeve.
Lëvizja BASHKË ka inicuar nje peticion per kete gje, me prioritet, pikerisht per shkak te emergjences. Perveçse ta firmosim te gjithe, te rrisim presionin qe keto vendimarrje te kryhen dhe mos te vdesin si idiote te lumtur!