Lidhu me ne

Radar

Recitimet e Ilir Metës, të dobëta për moshën e tij

Elona Caslli - Thesari

Aktivistja Elona Caslli: Recitimet e Ilir Metës, të dobëta për moshën e tij

Ish presidenti i vendit Ilir Meta dhe njëkohësisht kryetari i Partisë së Lirisë, hipur majë një strukture të lartë prej hekuri, u uron shqiptarëve aventura dhe relaks në një ditë të diele. Këtë e bën në trajtën e një recitimi krejtësisht të dobët dhe me një papërmbajtje të skajshme që nuk përkon as me moshën e tij as me detyrat e tij paraardhëse ose aktuale.

Aventura e vetme, që po përjetojnë shqiptarët e ndershëm aktualisht, është aventura e përgatitjes së valixheve dhe ikja nga sytë këmbët nga ky vend për të filluar nga fillimi një jetë tjetër diku gjetkë, për të hedhur tutje të gjithë investimin e tyre në këtë vend dhe për t’ia nisur nga pika zero në një vend tjetër. Aventura e emigrimit është plot sfida, megjithatë sfidat e emigrimit u duken shqiptarëve më të lehta se sfidat e të jetuarit në Shqipëri.

Relaksi i vetëm që përjetojnë shqiptarët e ndershëm është kur faturat e tyre përkojnë me rrogat në fund të muajit dhe muaji mbyllet pa minus.

Ilir Meta dhe kushdo tjetër, bën mirë që urimet për aventurë dhe relaks t’i adresojë tjetërkund, pasi aventura dhe relaksi në terminologjinë e të përditshmes së shqiptarëve janë zëvendësuar me ankth dhe lodhje.

Post Scriptum- Nëse ish presidenti e ka hobi aktrimin ta zhvillojë në produksionin e ndonjë filmi. Kryeministri aktual Edi Rama dhe kryebashkiaku aktual Veliaj kanë luajtur një rol në film. Nuk ka arsye pse mos ta bëjë dhe ish presidenti.

Elona Caslli

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar6 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix8 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix8 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix8 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix8 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar8 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix8 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix9 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix9 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook