Lidhu me ne

Mix

Ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupinFoto ilustruese

Mund të tingëllojë e çuditshme, por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut.

Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim të caktuar ndikon shumë në preferencën ushqimore në të ardhmen. Sistemi tretës është tejet delikat e duhet trajtuar mirë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e ushqimeve që janë të buta e miqësore me sistemin tretës.

Kosi i bërë me qumësht arrorësh

Shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj produkteve të bulmetit. Në vend të tyre mund të konsumoni kos të bërë nga qumështi i bajames, arrës së kokosit apo shqemes. Kosi me fruta mund të ketë më shumë fibër që për njerëzit me stomak të brishtë, është disi problematike.

Bananja

Bananja përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diarresë apo të vjellave. Bananet e sapopjekura janë shumë të mira për stomakun. Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër.

Pureja e mollës

Pureja e mollës, të cilën mund ta bëni vetë në shtëpi është një ushqim i butë dhe delikat. Kjo pure mund të përgatitet duke zier mollë pa lëkurë për rreth 20 minuta dhe më pas shtypjen e tulit me pirun.

Patatet

Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut. Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.

Supa me perime

Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diarresë apo të vjellave. Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.

Frutat dhe perimet me pak fibër

Shalqini, pjepri, nektarinat, pjeshkët, kumbullat, kungujt, kastraveci pa fara ose lëkurë, avokadoja, spinaqi, karrotat, panxhari, kungulli, shpargu dhe patëllxhani janë disa prej ushqimeve që janë të mira për stomakun.

Ushqimet e fermentuara

Turshitë janë të pasura me probiotikë dhe ndihmojnë tretjen. Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija mund të shkaktojë probleme dhe probiotikët rikthejnë këto ekuilibra. Njerëzit që kanë probleme me stomakun duhet të shmangin ushqimet me shumë fibër, yndyrë dhe sheqer.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook