Lidhu me ne

Radar

Mediat italiane në kor: Rama shtyn një gazetare dhe nuk kërkon falje

rama

Gjesti i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares të Syri Tv, Ambrozia Meta ka gjetur jehonë të madhe në shtypin italian. Të gjitha mediat e rëndësishme, por edhe agjencitë e lajmeve kanë publikuar pamjet që kanë marrë qindra mijëra shikime. Gjesti është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

“Corriere della Sera” shkruan se kryeministri shqiptar u mërzit nga kërkesa për të dhënë informacione për dhëndrin e Trump. “Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama do e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale” – shkruan Corriere.

Televizioni LA7 shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

“Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra” – shkruan La7.

“La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. “Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, – citon gazeta italiane gazetaren shqiptare. “La Stampa” citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

“Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp” – shkruan La Stampa.

Edhe La Repubblica i meshon faktit se kryeministri s’di te kerkoje ndjese. “Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp. “Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb” – citon media italiane gazetaren shqiptare. 

©LAPSI.al

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë ‘murit’ të PS-së

Shkruar nga Eduard Zaloshnja Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të...

Mix4 orë më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore5 orë më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar5 orë më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix9 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix10 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore10 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar10 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar11 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal11 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Facebook