Mix
Diola Dosti konfirmon lidhjen me biznesmenin e njohur

Prej kohësh po flitet për një lidhje dashurie mes nutricionistes Diola Dosti dhe biznesmenit të njohur shqiptar, Erolld Belegu. Thashethemet u nxitën nga disa postime që kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Lajmi është zyrtarizuar së fundmi nga vetë protagonistët. Erolldi publikoi një foto në Instagram ku shihet i përqafuar me Diolën, ndërsa kjo e fundit i dhuron një puthje në faqe. “Thjesht lumturi”, shkruan Erolldi në postimin e tij, ndërsa Diola e ripostoi atë duke shtuar: “Thjesht dashuri”, duke etiketuar Erollin, të shoqëruar me ikonën e një zemre të bardhë.

Ky postim në rrjetet sociale shkaktoi komente dhe reagime të shumta nga ndjekësit e tyre. Dyshja kanë një diferencë të konsiderueshme në moshë, pasi Belegu është rreth 20 vjet më i vjetër se Dosti.