Lidhu me ne

Radar

Arrestimet e drejtorëve, akti i parë i luftës brenda llojit

Shkruar nga Gjergj ZefiArrestimet e drejtorëve, akti i parë i luftës brenda llojitKacafytja e ‘kolonelëve’ /

Edi Rama është ulur në çardak e po vëzhgon kacafytjen e ‘kolonelëve’ të tij, të cilët po përdorin ndikimet në media dhe prokurorët, për të sulmuar njëri-tjetrin.

Pak kohë pas arrestimeve të disa prej njerëzve më të afërt të kreut të bashkisë së Tiranës, radha i erdhi atyre të zv. kryeministres Belinda Balluku.

E gjithë kjo panoramë duket qartësisht si daullja e parë e një lufte civile të egër, e cila pritet të shpërthejë brenda mazhorancës.

Luftë, që duket se është parashikuar qartësisht nga Edi Rama, i cili ka marrë masat paraprake për të mos u gjetur ‘gafil’.

Emërimi i Blendi Gonxhes, si një fant i ri në dorën e letrave të qeverisë, nuk është gjë tjetër veçse shenjë e qartë e faktit se kjo luftë është e pashmangshme.

Madje i pari që e do këtë luftë është Edi Rama, i cili ka disa arsye për ta bërë, por edhe për përfitime nga kjo luftë. Që në fakt i ngjan ‘pikë për pikë’ modelit të Erdoganit dhe luftës që ai ka bërë në pushtetin e gjatë të tij me të gjitha figurat kryesore që e kanë mbështetur. Fetulla Gulenin, Abdulla Gulin, si dhe me kryeministrin Ahmet Davuroglu.

Babloku, në këtë rast është ulur në çardak e po vëzhgon kacafytjen e kolonelëve të tij, të cilët po përdorin ndikimet në media dhe prokurorët, për të sulmuar njëri-tjetrin.

Lajmet konfidenciale që rrjedhin në media për aferat korruptive të drejtorëve të përgjithshëm, i shpërndajnë pikërisht qendrat e grupeve rivale brenda mazhorancës, të cilët janë shtuar shumë. Natyrisht që Lali Eri e Belinda Balluku janë dy eksponentët më të rëndësishëm të kësaj lufte, por nuk janë të vetmit. Ka një përplasje totale, që në realitet e ka ushqyer vetë Edi Rama, i cili thuajse ka nisur një atmosferë elektorale në PS, por deri tani po e mban pezull emërimin e komisarëve politikë të qarqeve.

Deputetët janë në një ankth të vërtetë, e po mundohen të lëvizin në mënyrë kaotike, pasi nuk dinë se çdo të ndodhë me ta.

Rama, mësohet se po e mban peng emërimin e krerëve të qarqeve, pikërisht nga një frikë se SPAK mund të arrijë tek skuadra kryesore e mazhorancës për zgjedhjet e vitit 2025.

Kështu, sipas gjasave, Rama do ta lërë pezull këtë proces deri në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke krijuar kështu një atmosferë terrori brenda kolonelëve të cilëve u ka ofruar në një mbledhje të fundit të kupolës së mazhorancës, postulatin tashmë të njohur të tij: nuk keni parë gjë akoma!

Në këtë mjedis tensioni shumë të lartë, situata megjithatë po shkon jashtë parashikimeve të Edi Ramës. Pasi kemi ardhur në kohën, kur askush nuk dëshiron të bëhet drejtor i përgjithshëm, apo në role të tjera drejtues administrate. Siç kjo ndodh edhe në rangje më të ulëta, ndryshe pak më parë, kur për tu bërë ofiqar në vendet ku ka para, kishte një pazar të vërtetë politik, madje edhe kriminal.

E kjo situatë, nga ana tjetër, është edhe një bllokim i rëndësishëm për fushatat e PS-së, ngaqë drejtorët dhe zyrtarët e lartë kanë qenë pjesa më e fortë për të rritur numrat e zgjedhësve.

Tërheqja e kësaj shtrese, që gjasat janë se do të kthehet në një protestë e vërtetë kundër “shefit të madh që i lëshoi”, mund të prodhojë një kaos edhe më të madh, e situatën do ta nxjerrë jashtë kontrollit.

Në këtë pikë, Rama nuk ka çfarë të bëjë më shumë, por të vëzhgojë luftën, për të prodhuar kështu një proces paqeje pas saj. Por në këtë luftë do të ketë viktima pa fund, ku nuk ka asnjë përjashtim, duke përfshirë edhe vetë Bablokun.

Pasi “butonin bërthamor” për të nisur ‘Harmagedonin’ nuk e ka më Edi Rama, por SHBA, e cila me SPAK po provokon një përmbysje të madhe, ku ne po shohim vetëm fillimin.

/Pamfleti

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix9 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix9 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix9 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar9 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar9 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix9 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar9 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix10 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar10 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook