Lidhu me ne

Mix

Ja arsyet përse ndjeni marrje mëndsh

Ja arsyet përse ndjeni marrje mëndsh


Ndjesia e një marrje mendsh të vazhdueshme mund të kthehet në një pengesë serioze për përqendrimin tuaj dhe angazhimet e përditshme

Nëse e shihni se gjendeni shpesh në një situatë të tillë është e rëndësishme të kuptoni shkakun e kësaj gjendjeje.

Sipas mjekes Farhat Shaikh, ka shumë arsye pse njerëzit përballen me një problem të tillë.

Një nga shkaqet më të zakonshme është dehidratimi, lodhja, madje dhe dhimbja e kokës mund të shkaktohen nga dehidratimi. Sidomos në dimër, kjo ndodh më shpesh sepse nuk pini ujë mjaftueshëm, në një kohë kur rekomandohen 13 gota në ditë në varësi të moshës, gjinisë dhe aktiviteteve tuaja të përditshme.

Një arsye tjetër është një rënie e papritur e presionit të gjakut. Kjo mund të ndodhë kur ngriheni nga një pozicion ulur ose pasi jeni shtrirë.

Shtatzënia, ilaçet dhe një qëndrim i gjatë në shtrat mund të shkaktojnë gjithashtu një rënie të papritur të presionit të gjakut.

Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e sheqerit të ulët në gjak sepse truri nuk po merr mjaftueshëm glukozë, një element që i nevojitet këtij organi për më shumë energji. Njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa ta përjetojnë këtë ndjesi sesa njerëzit që nuk kanë diabet.

Shmangia e vakteve dhe mosngrënia e mjaftueshëm e karbohidrateve mund të shkaktojnë gjithashtu rënie të nivelit të sheqerit në gjak. Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktet dhe të keni mjaftueshëm karbohidrate.

Së fundi, mjekja Shaikh thotë se kjo ndjesi rregullisht mund të jetë një efekt anësor i mjekimeve. Disi më rrallë, por ajo thotë se kjo mund të jetë edhe shenjë e një gjendjeje të rëndë shëndetësore, si ataku në zemër ose goditja në tru.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Mbi kinemanë nga Robert Bresson

Disa e konsiderojnë si regjisorin më të madh, të parin dhe të vetmin.Të tjerë duket se e kanë të vështirë...

Mix1 orë më herët

Ushqimi mesdhetar: Sekreti i jetëgjatësisë dhe mirëqenies

Në brigjet e Mesdheut, nga Italia në Greqi, nga Spanja në Shqipëri, jeton një stil ushqimi që është më shumë...

Mix1 orë më herët

4 hotele ikonike ku janë xhiruar filma të famshëm, ku mund të qëndroni

Ka vende që i njohim nga kinemaja, skena që ngjallen në kujtesë me ndjenja të veçanta — romantike, misterioze, dramatike....

Mix1 orë më herët

5 zakone të thjeshta që ndjekin gratë e suksesshme!

Suksesi nuk është gjithmonë rezultat i orëve të gjata apo sakrificave të mëdha. Shpesh është rezultat i zakoneve të vogla,...

Mix2 orë më herët

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet ka bërë kërkime në të gjithë botën për të përpiluar renditjen e plazheve,...

Aktualitet2 orë më herët

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama, atëhere pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po...

Kioske2 orë më herët

Roli i viktimës është roli më i dështuar i Berishës

nga Indrit Vokshi Problemi i Sali Berishës është se nuk i ngjit roli i viktimës Kur thotë “Këto janë zgjedhjet...

Mix2 orë më herët

Pse duhet kolagjeni?

Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme në trupin e njeriut – ai përbën rreth 30-40% të të gjitha...

Kryesore2 orë më herët

72 emra të rinj në Kuvend pas 11 majit, ja kush janë 3 deputetët e vetëm të mbijetuar prej ‘91

Në Parlamentin e ri deputetët me më shumë mandate, janë nga radhët e demokratëve: Sali Berisha dhe Tritan Shehu të...

Radar3 orë më herët

“Beteja për votën e lirë do fitohet, mision që do e përmbush me çdo kusht” – Zotimi i Berishës

Kryedemokrati Berisha u zotua se do e përmbushë atë që quajti mision për voten e lirë. Teksa akuzoi kryeministrin Rama...

Facebook