Lidhu me ne

Mix

Zbuloni ashendentin tuaj, ja shenja që përcaktohet në bazë të orës së lindjes

Ashendenti është shenja që përcaktohet në momentin që ti lind. Ajo nuk ka lidhje fare me shenjën e horoskopit që ju ka përfaqësuar deri më sot.Zbuloni ashendentin tuaj, ja shenja që përcaktohet në bazë të orës së lindjes

Ashtu si Dielli që përcakton shenjën e tij gjatë rrugës së ekliptikës, edhe Toka duke bërë rrotullimin e saj për rreth 24 orë në jep shenjën e saj e cila quhet Ashendent ose shenja e lindjes (e orës së lindjes). 

Ashendenti është shenja zodiakale e cila po shfaqej (ngritej) në horizontin lindor në momentin e lindjes së njeriut (një individi) dhe zhduket në horizontin perëndimor.

Kjo shenjë e bazuar në orën e saktë të lindjes është po aq e rëndësishme sa shenja diellore, madje disa astrologë mendojnë se është edhe më e rëndësishme se Dielli. Në vende të ndryshme të botës, disa shenja duken se qëndrojnë më gjatë në horizont për shkak të këndvështrimit të rrotullimit të Tokës. Ashendenti (apo shenja ne Ngritje) na tregon mënyrën sesi e orientojmë vetveten për të përballuar botën dhe jetën. Thuhet se shenja Ashendent na tregon pamjen fizike dhe temperamentin.

 Nëse nuk dini orën e lindjes, atëherë do të ishte e pamundur të zbuloni shenjën tuaj Ashendent. Në bazë të kësaj shenje e ardhmja mund të parashikohet më lehtë. Sa me e saktë të jetë ora e lindjes, aq me i saktë do të dalë edhe parashikimi i fatit apo karakterit. Mundësisht një person duhet ta dijë se në cilën orë ka lindur, por nuk duhet të gabojë orën më shumë se 15 – 30 minuta. Dhe nëse e dini orën e saktë me jo më shumë se 4 minuta gabim atëhere çdo gjë do të jetë tepër e saktë sepse 1 gradë e Ashendentit është e barabartë me rreth 4 minuta.

Zbuloni ashendentin tuaj duke vendosur të dhënat tuaja personale në linkun më poshtë (datën dhe orën e lindjes, si dhe qytetin e lindjes).

Whats my ashende

Të dhënat do t’ju dalin në anglisht por ja ku keni dhe përkthimin për ta kuptuar më qartë.

Aries = Dashi; Taurus -=Demi; Gemini= Binjakët; Cancer =Gaforrja; Leo =Luani; Virgo =Virgjëresha; Libra = Peshorja; Scorpio = Akrepi; Sagittarius = Shigjetari; Capricorn =Bricjapi; Aquarius = Ujori; Pisces =Peshqit

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook