Radar
Zgjidhet kryeministri i ri i Francës, kush është Gabriel Attal

Gabriel Attal është zgjedhur kryeministër i Francës, pas dorëheqjes së Élisabeth Borne.
Attal, ministër i Arsimit në qeveri, është zgjedhur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Attal, 34 vjeç, do të jetë kryeministri më i ri që nga themelimi i Republikës së Pestë Franceze në vitin 1958.
“E di se mund të mbështetem në energjinë dhe angazhimin tuaj”, tha Macron në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, pas njoftimit.
Para se të drejtonte Ministrinë e Arsimit, Attal shërbeu si zëdhënës i qeverisë dhe më pas si ministër i punëve publike dhe llogarive publike.