Lidhu me ne

Kryesore

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

Një sjellje tipike e një dashnori të fjalës së thënë në vetë të parë që nuk pyet për rregulla dhe kod etike. Z. Berisha i pëlqen ky konfrontimi energjik me të tjerët ku ai triumfon përherë thuajse duke lënë të kuptohet se është një uragan i papërmbajtshëm. E me siguri edhe një druvar që nuk ndreqet më shumë se kaq.

Por sërish çështja nuk është këtu. Në fund të fundit politikanët shqiptarë janë ai stan derrash që kujtojnë se janë të pavdekshëm e të paprekshëm. Çështja janë ata gazetarët aty të cilët e drejtojnë mikrofonin nga oratori më i parë që u del përpara, duke lejuar kështu të konsumohet një incident shumë i shëmtuar dhe pa asnjë kuptim, të cilin ata mund ta zgjidhnin. Duke mbajtur mikrofonin te aktori Xhepa. Pasi është e drejta e tyre dhe punë e tyre se cilin duan të intervistojnë dhe se kë duan të marrin në prononcim.

Ose më mirë do të duhet të ishte. Në fakt ne shohim aty një përplasje verbale nën zë mes Xhepës dhe Berishës dhe ca gazetare(???) që zgërdhihen me ndonjë batutë të radhës aty për ta lënë buqetën e mikrofonëve të drejtohet nga ai që mbin vetë para tyre.

Mjafton vetëm kaq, një shfaqje e tillë për ta kuptuar se kush na informon dhe sesi na informojnë, se sa besim dhe rëndësi i kushtojnë profesionit që bëjnë dhe se çfarë dinë për të. Gazetarë që qeshin me batutat e liderëve ka pa hesap: qeshin përherë dhe i tregojnë si dëshmi për historinë. Mirëpo ky është një raport komod për politikanët e Shqipërisë, edhe deputetët që janë më së shumti ca anonimë që identifikohen vetëm me rrobat e shtrenjta.

Dhe pa dashur të këshillojmë dikë për këtë gjë, por nuk është ndonjë arritje apo ndonjë sukses të kesh begenisjen e politikanëve në këtë profesion, veçse si raport pune. Sidomos për reporterët që mirë apo keq, një gjë duhet ta dinë mirë: ata janë përgjegjës për sovranitetin e mikrofonit që mbajnë në dorë e kështu edhe për integritetin e raportimit. Përndryshe do vazhdojmë të shohim Saliun dhe Edin apo Ilirin dhe Erjonin që marrin poza e bëjnë sikur çfarë po thonë, argalisin Shqipërinë dhe gazetarinë me humorin e tyre bajat duke pushtuar çdo hapësirë. Me imponim dhe dhunën e autoritetit që kanë mbi reporterët e televizioneve që sa vjen e marrin rolin e dekorit.

(Respublica)

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore6 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar6 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix6 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar7 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar7 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook