Radar
Çfarë i pëshpërit ‘sheqeri’ Begaj, Ramës

Këtë të mërkurë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve u mbajt Samiti i Diasporës.
Këngët, vallet, ritmet dhe kostumet tradicionale i dhanë një atmosferë të madhe këtij samiti.


Nuk munguan as personazhet e njohur si këngëtarja, Elhaida Dani dhe Elsa Lila. U ndanë edhe çmime.

Kryeministri, Edi Rama i dha trajnerit të Kombëtares “Shqiponjën e Artë”. Falenderimet dhe batutat nuk munguan mes Ramës dhe Silvinjos.


Përpos momenteve të rëndësishme, siç ishte dhe firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Komunistetit Arbëresh, pat dhe momente pikante që tërhoqën vëmendjen. Një i tillë ishte ai i presidentit, Bajram Begaj i cili në një moment po i pëshpëriste diçka Ramës.

Rama shfaqet indiferent ndaj asaj që thotë “sheqeri” Begaj dhe pse ky i fundit është kthyer 90 gradë për t’i thënë diçka Ramës, por se çfarë nuk dihet me saktësi. Begaj u bë viral me shprehjen e tij ku tha se “kafen e pi pa sheqer, se jam sheqer vetë”.