Lidhu me ne

Radar

Qeveria mashtroi publikisht/ Porti i Durrësit do të ndërtohet nga paratë e qytetarëve

Prishja e portit mijëra vjeçar të Durrësit për t’i falur tokën 80 hektarë kompanisë arabe Eagle Hills, që do të ndërtojë aty një port turistik, shkaktoi jo pak kundërshti publike. Për të zbutur reagimin qytetar, qeveria deklaroi se fatura 390 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano nuk do të paguhet nga paratë e buxhetit, por do të financohet nga vet të ardhurat e Autoritetit Portual të Durrësit.  

Por e gjitha kjo rezultoi një mashtrim publik. Tashmë është vendosur zyrtartisht që e gjithë fatura prej 390 milionë euro për portin e ri tregtar në Porto Romano do të paguhet nga paratë e taksapaguesve.

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka caktuar 8.6 miliardë lekë ose rreth 82 milionë euro për të financuar ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Sipas tabelave shoqëruese të projektbuxhetit, fondet do të gjenden përmes një kredi nga jashtë, ndonëse burimi i financimit mbetet i paspecifikuar.

Burime nga qeveria thanë për Kapitali.al se aktualisht po zhvillohen negociata që paratë të sigurohen përmes një kredi nga Banka Botërore. Sipas tyre, BB ka shprehur gatishmërinë për të financuar ndërtimin e Portit të ri, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare për të finalizuar kredinë.

Në fakt, duket pak e habitshme se si qeveria ka buxhetuar një fond, të cilin ende nuk e ka siguruar. Përgjithësisht kreditë nga donatorët, përfshirë ato nga Banka Botërore, marrin vite për t’u negociuar deri në miratimin final të tyre. Por qeveria thotë se të gjithë këtë proces do ta mbyllë brenda vitit tjetër duke lënë kohë madje, që 8.6 miliardë lekët e përcaktuar edhe të shpenzohen.

Kosto dyfishe

Ligji special për ndërtimin e portit turistik në Durrës, aty ku sot gjendet porti tregtar, në ortakëri mes kompanisë arabe Eagle Hills dhe qeverisë shqiptare rezulton tashmë një marrëveshje me kosto dyfishe për qytetarët.

Së pari, publiku humbet 80 hektarë tokë shtetërore, e cila do të falet për të ndërtuar portin turistik. Nga ana tjetër, përveç faljes së tokës, qytetarët do të paguajnë edhe 390 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Porto Romano, kur e kishin portin e Durrësit.

Qeveria pretendon se këto kosto janë shumë më të vogla se sa përfitimet që do të marrin qytetarët nga kjo marrëveshje. Sipas saj, ndërtimi i portit turistik nga një emër i njohur si Mohamed Alabbar do t’i japër një hov të ri turizmit në Shqipëri duke e çuar atë në një nivel tjetër. Paralelisht -pretendon qeveria- buxheti do të fitojë para nga porti turistik, përmes dividentit që do të marrë nga ortakëria në projekt.

Sipas marrëveshjes, shteti shqiptar do të përfitojë 33 për qind të fitimit neto, por kompania arabe ka në dorë administrimin e shpenzimeve dhe rezultatin financiar të projektit, për shkak se zotëron paketën maxhoritare dhe kjo mund të kushtëzojë jo pak, pjesën që do të mbetet për shtetin.  

Por teksa përfitimet e pretenduara nga qeveria mbeten ende për t’u parë, e sigurtë është se qeveria dhe Autoriteti Portual mashtruan publikisht kur thanë se porti i ri tregtar nuk do të prekë paratë e qytetarëve. Sipas projektbuxhetit zyrtar, tashmë e gjithë kostoja prej 43 miliardë lekësh ose gati 400 milionë euro do të dalin direkt nga xhepat e qytetarëve.  

/Kapitali.al

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix6 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore7 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal7 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix7 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix7 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix7 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix7 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix7 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix8 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook