Radar
Foto/ Mjaftojnë 20 minuta shi që propaganda e Lali Erit “të përmbytë” Tiranën

Moti i keq përfshiu sot kryeqytetin. Shirat e dendur dhe stuhia shkaktuan dëme jo pak të mëdha për qytetarët dhe bizneset.
Shirat e dendur bënë që lumi Lana të dalë nga shtrati e të bllokojnë qarkullimin e mjeteve. Por, përpos stresit që shkakton trafiku i stërgjatë në ditë me shi në Tiranën tonë, më e keqja vjen nga Lana.
Një lumë me mbetje nga të të ndryshme, i papastër, dalja e të cilit nënkupton “sëmundje” për çdo qytetar.

Në bllokun Vasil Shanto uji bëri “kërdinë”, aq sa këmbësorët u detyruan të kalojnë pa pyetur për trotuare dhe makina.


Në kryqëzimin e “Don Boskos” po ashtu shirat shkaktuan përmbytje duke paralizuar trafikun. Uji arrinte të mbulonte rrotat e makinave. Dëme ka shkaktuar edhe në disa biznese të zonës, tek të cilat uji ka hyrë në brendësi të ambienteve.
Pallati me Shigjeta ishte një tjetër zonë problematike. Qarkullimi jo vetëm u bë i pamundur, por disa mjete nisën të tërhiqen mbrapsht si për t’iu shmangur përmbytjes.
Bulevardi Migjeni, rruga që lidh Astir-Yzberisht ishte e tejmbushur me ujë dhe mjetet nuk mund t’i shpëtonin trafikut.

Kështu, mjaftojnë vetëm 20 minuta shi që propaganda e Lali Erit të dalë nëpër rrugë njësoj si ujërat e zeza të Lanës.