Radar
Akuzat ndaj bashkëshortit dhe Berishës, flet për herë të parë Argita Malltezi: Shitje e rëndë e shtetit të së drejtës

Argita Malltezi, bashkë shortja e Jamarbër Malltezit dhe vajza e kryedemokratit Sali Berisha, ka folur për herë të parë për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
E ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, Malltezi u shpreh se akuzat janë jo vetëm një sulm politik, por një shitje e rëndë e shtetit të së drejtës.
Malltezi: Kjo është një rast ku edhe si jurist edhe si familjare, edhe si një njeri që i njeh zhvillimet politike, e konsideroj si një shitje jashtëzakonisht të rëndë të shtetit të së drejtës. Si një sulm politik, kur e bën sistemi gjyqësore, është një rrëshqitje e rëndë për të gjithë sistemin që mban në kmbë shtetin shqiptar.