Lidhu me ne

Mix

Shpjegimet e ëndrrave më të zakonshme dhe simbolika e tyre në jetën tonë reale

Interpretimi i ëndrrave është një shkencë e pabazë, sa shpeshherë vërtitet mes besëtytnive dhe zakoneve kulturore, por ka njerëz që i besojnë shumë intuitës së ëndrrës. Në momentin që fikim dritën, bien edhe mbrojtjet tona dhe mendja ‘lirohet’ të udhëtojë mes dëshirave e frikërave që nuk shqiptohen gjatë ditës.

Ndonjëherë, përjetojmë ndjesi që e kemi të pamundur t’i riprodhojmë, e që ndonjëherë nuk ja pranojmë as vetes. Për një përpjekje drejt shpjegimit, ëndrrat na nisin mesazhe të kriptuara që, në momentin e zgjimit, na duken të vështira për t’u shpjeguar. Pra çfarë do të thotë nëse në ëndërr gjendesh në situatat e mëposhtme…?!

Në një dhomë bosh

Dhomat e një shtëpie përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tënd. Të gjesh një dhomë të boshatisur do të thotë që jeni duke zbuluar një talent për të cilin nuk keni qenë në dijeni. Në jetë nuk mund të ndalesh asnjëherë së zbuluari gjëra…Vazhdoni kërkoni, ka gjithnjë talente për të zbuluar!

Të humbasësh kontrollin e veturës

Timoni i mjeteve motorike përfaqëson aftësinë për të përparuar në një objektiv të vendosur. Në jetën reale mund të mendoni se nuk keni kontrollin e duhur dhe ankthi që ju shkakton këto ndjesi, mund të çoj në këto ëndrra. Lëre instinktin të ju udhëheq dhe merr vendimet e duhura vetë!

Të rrëzohesh

Ndjesia e të rënit, në gjumë, do të thotë që je në fije të perit…Merr frymë, çlodhu, lëri shqetësimet të largohen nga trupi yt….

Të fluturosh

Të jesh në gjendje të fluturosh do të thotë që jeni çliruar nga shqetësimet. Asgjë nuk e përfaqëson më shumë lirinë se fluturimi.

Të jesh i papërgatitur në teste të ndryshme

Testet, provimet, janë mënyra se si vlerësojmë aftësitë tona, pra, kjo ëndërr shpreh faktin që po i gjykon gabim lëvizjet e tua në jetën e përditshme.

Të gjendesh lakuriq në publik

Veshjet tuaja përfaqësojnë atë që ne mendojmë se po ju tregojmë të tjerëve. Të jesh lakuriq do të thotë që gjendesh në një situatë delikate, që të bën të ndihesh të dobët dhe të ekspozuar. Mos u merrni me dukjen, tregojeni veten për atë që jeni!

Të humbasësh dhëmbët

Dhëmbët e tu tregojnë marrëdhënien që ke me veten, pra, në jetën reale diçka do të bëj të mos ndihesh rehat. Mos u dorëzo përpara situatave të sikletshme!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix13 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar15 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix15 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar16 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar18 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix18 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore19 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix19 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook