Lidhu me ne

Mix

Hapat e rëndësishëm për të dalluar mjaltin e vërtetë

Hapat e rëndësishëm për të dalluar mjaltin e

Mjalti, ai i miri, organiku dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët.

Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.

Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mbarë vendin është i rremë.

Nuk është as i vërtetë as organik, përkundrazi përmban gjithëlloj aditivësh, që do të thotë se njerëzit bien pre e mashtrimit.

Ata paguajnë një sasi të madhe lekësh duke menduar se po blejnë mjaltë cilësor.

Problemi me mjaltin e falsifikuar – origjina e së cilit është e panjohur, është gjithëpërfshirës. Në formën e tij origjinale, mjalti përmban polen, dyllë bletësh dhe disa produkte të tjera.

Çdo lloj poleni është i veçantë në aspektin gjeografik dhe tregon qartazi rrugëtimin e bletës dhe lulet e preferuara të saj.

Kur mjalti përpunohet, prodhuesit e nënshtrojnë mjaltin në një proçes filtrimi të hollë që heq të gjitha ‘papastërtitë’.

Ky proçes e bën mjaltin të pagjurmueshëm dhe jo të pastër në aspektin e cilësisë.

Në shumicën e rasteve të mjaltit të importuar, prodhuesit përdorin edhe shije artificiale dhe përbërës të tjerë që largojnë të gjithë elementët unikë të mjaltit.

Duke e bërë atë të “padukshëm”, prodhuesit ia heqin të gjitha vlerat shëndetësore mjaltit. Janë pikërisht ato ‘papastërti’ që e bëjnë mjaltin plot vlera për njeriun.

Konsumatorët nuk janë plotësisht të informuar për nivelin alarmant të mjaltit jo cilësor që shitet në treg. Si mundet të dallojë konsumatorit mjaltin e vërtetë nga ai i manipuluar?

Më poshtë do të gjeni këshillat që do e bëjnë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.

Ai nuk është mjaltë i vërtetë. Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozeë ose shurup sheqeri.

Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit.

Legjislacioni në fuqi, jo domosdoshmërisht detyron shitësit e mjaltit të theksojnë nëse kanë shtuar aditivë tek mjalti, dhe fakti që në një etiketë ju nuk gjeni të shkruar informacione të metejshme, nuk do të thotë që po blini mjaltë të vërtetë.

Disa mënyra se si mund të përcaktoni vërtetësinë dhe origjinalitetin e mjaltit
Hidhni pak mjaltë në një fetë bukë. Nëse mjalti është i rremë, buka do të laget për shkak të lagështisë në lëng.

Nëse mjalti është i vërtetë, buka nuk qulloset, përkundrazi bëhet e fortë për pak minuta.

Hidhni mjaltë në një gotë me ujë. Mjalti i rremë shkrihet shpejt, ndërsa ai origjinali jo. Mjalti origjinal rri i mbledhur dhe zhytet në fund të gotës.

Na tregoni më shumë për metodat tuaja të veçanta se si arrini të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai i rremi.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix20 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook