Lidhu me ne

Radar

Sekretari i Jashtëm britanik inaguron Dhomën e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, mesazh nga Western Balkans University

Sekretari

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar z. James Cleverly vizitoi Universitetin Western Balkans, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Sekretari Cleverly në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Çdo komb mbështetet te të rinjtë e tij të talentuar. Kjo është arsyeja pse unë ju them juve – drejtues biznesi dhe studentë – investoni në këtë vend fenomenal! Studioni këtu! Është e mrekullueshme që vendimet e para të Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri kanë qenë ofrimi i bursave në Universitetin Western Balkans për studentët nga zonat e veriut. Faleminderit që investoni për të rinjtë e Shqipërisë. Ata janë e ardhmja ia vlen çdo qindarkë e investuar.”

Në fjalën e tij Presidenti i Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, u ndal në bashkëpunimin që ky universitet ka me disa prej universiteteve më të mira angleze.

“Është një kënaqësi e madhe t`ju mirëpres sot në Universitetin Western Balkans, për lançimin e Dhomës së Tregtisë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të ngushtë me Universitetin e Kembrixhit dhe disa universitete britanike, Universiteti Western Balkans synon të sjellë praktikat më të mira britanike në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi presidenti i WBU.

“Nëpërmjet Dhomës sonë të Tregtisë, e cila tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe funksionon, shpresoj se ju dhe të tjerë si ju do të jeni Ambasadorë Biznesi për Britaninë në Shqipëri dhe për Shqipërinë në Britani. Në energji, teknologji, arsim dhe të gjitha fushat e tjera – të gjithë keni diçka për t’u ofruar të dy vendeve tona.”

Kryetari Dhomës së Tregtisë së Mbretërisë së bashkuar në Shqipëri Z. Klodian Allajbeu nënvizoi se dhoma e tregtisë do të luajë një rol kyç në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve si dhe do të mbështesë fuqishëm projekte lidhur me edukimin për tu dhënë më shumë mundësi të rinjve për një të ardhme më të mirë: “Kjo dhomë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë sektorit të arsimit duke ofruar bursa studimi për të rinj dhe të talentuar shqiptarë për të studiuar në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne besojmë se arsimi është gur themeli i një ekonomie moderne dhe shenjë dalluese e një shoqërie të begatë.”

Sekretari Cleverly pati një takim të përzemërt me një grup studentësh të cilët kanë përfituar bursën e dhënë nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. WBU që nga momenti i themelimit ka ndërtuar një bashkëpunim të gjerë me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera britanike me fokus Mjekësinë, Teknologjinë dhe Ekonominë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook