Lidhu me ne

Radar

Qendra më e madhe e inovacionit në Ballkan përfundon në sufllaqeri

Në maj të këtij viti, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikano Shqiptar i Zhvillimit shpallën thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente tek Piramida e Tiranës.

Thirrja ishte pjesë e një projekti madhor për rijetësimin e Piramidës së Tiranës, dhe transformimin e saj në një qendër multi-funksionale dhe teknologjie për të rinjtë.

Sipas planit, në një pjesë kryesore të godinës do pozicionet TUMO Tirana, një program passhkollor, ku nxënësit e moshave 12-18 vjeç mund të zgjerojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 disiplina të ndryshme: Programim; Animacion; Zhvillimi i Lojërave; Dizajn Grafik; Realizimi i filmave; Muzikë; Robotika dhe Modelim 3D. Ndërsa pjesa tjetër e ambienteve do t’iu ofrohet me qira subjekteve private të interesuara. nga sektorë të tillë si: Start Up, biznese nga industria e teknologjisë digjitale, industritë krijuese, artet, arsimi dhe media.

Në mars, kryeministri Edi Rama postoi në profilin e tij facebook, fotot e transformimit të Piramidës.  

“Mirëmëngjes, dhe me punën e përditshme në kantierin e Piramidës së Tiranës, e cila së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një javë të mbarë,” shkruante kryeministri.

Por këtë të martë, portal JOQ ka publikuar një lajm sipas të cilit, një pjesë e katit të parë të Piramidës, do t’i jepet kompanisë së prezantuese Arbana Osmani për të ndërtuar aty restorant dhe fast food.

JOQ ka zbuluar ekskluzivisht se kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj.,” shkruan JOQ.

Duke postuar dhe eksktraktin e kompanisë që prezantuesja ka hapur për këtë qëllim, JOQ thotë se kjo është një qokë e majme për Osmanin, e cila prej kohësh është vënë në rreshtin e personazheve publike, kolegë të saj që plotësojnë shoë-n e shtirur të Veliajt  

Kompania me emrin Bana’s ka vënë si adresë të saj në ekstraktin e depozituar në QKB, pikërisht katin e parë të Piramidës, e cila u nis të bëhej qëndra më e madhe e teknologjisë në rajon, por po rrezikon të përfundojë në geto suflaqesh.

/Kapitali.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook