Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që konsiderohen të lehta por që në fakt ju shëndoshin

Ushqimet që konsiderohen të lehta por që në fakt ju shëndoshin

Nëse keni ndërmend të mbani një dietë dhe të humbni disa kilogramë për shkak të verës, duhet të bëni kujdes, sepse armiqtë më të mëdhenj të dietave janë ato ushqime që duken të lehta, por që në fakt kanë shumë kalori dhe janë jo efektive në një dietë të kontrolluar.

Në frigoriferin tonë, të gjithë kemi ushqime që mendojmë se janë të lehta, por që, pasi lexojmë vlerat ushqyese, kuptojmë se janë plot me kalori, sheqerna, yndyrna, konservues dhe kripë, të gjitha këto që sigurisht nuk ndihmojnë në humbjen e peshës dhe për më tepër nuk janë të përshtatshëm për një shëndet të mirë.

Sushi- Sushi shpesh mendohet të jetë një ushqim i lehtë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Jo aq shumë peshku i papërpunuar, por orizi i përdorur në to. Në fakt, orizi përmban një sasi të konsiderueshme karbohidratesh. Për më tepër, salcat e ndryshme që hahen me sushi (nga soja te salca e ëmbël dhe e thartë te salca teryaki) janë jashtëzakonisht kalorike.

Misër- Misri konsiderohet nga njerëzit si një ushqim i lehtë për t’u përfshirë në dieta. Në realitet, misri është një drithër si makaronat dhe orizi, dhe për këtë arsye është një karbohidrat i plotë. Duke menduar për misrin e konservuar, ndodh që sheqeri të shtohet si konservues, duke e bërë këtë produkt të papërshtatshëm për ata që kanë probleme me sheqerin në gjak.

Soja- Edhe pse soja është një ushqim që është i shëndetshëm në vetvete, ajo shpesh nuk është organike dhe përmban OMGJ dhe estrogjen. Gjithashtu për ushqime të tjera, si qumështi apo kosi i sojës, sheqernat shpesh shtohen në përbërje.

Kos- Kosi është gjithashtu një ushqim që përgjithësisht lidhet me dietën, por edhe këtu është mirë të kontrolloni gjithmonë se cilin lloj zgjidhni. Duhet të keni kujdes për sheqernat e shtuara ashtu si yndyrnat. Ideale është të zgjidhni kos të bardhë me pak yndyrë pa sheqer apo edhe kos të thjeshtë grek.

Drithëra për mëngjes- Drithërat e ambalazhuara, nga natyra e tyre përmbajnë shumë sheqer të shtuar, ndaj do të ishte më mirë të zgjidhnit alternativa më të shëndetshme, për shembull tërshërën.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook