Lidhu me ne

Mix

Të shëndetshëm, por jo të shëndoshë! Ja ushqimet që na ndihmojnë të humbim peshë

What Is the Paleo Diet and Its Benefits – Cleveland Clinic

Në ditët e sotme mbetet ende problem se çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë për të humbur peshë, por nutricionistët kanë treguar se është më e thjeshtë se sa e mendojmë. Susie Burrell, dietologia e famshme australiane rendit listën e ushqimeve më të mira që na ngopin dhe nuk na japin kalori të panevojshme.

Supa

“Supa, veçanërisht ajo me perime, janë një mundësi e mirë ushqyese pasi kombinon densitetin e lartë të ushqyesve me densitetin e ulët të energjisë. Kjo do të thotë se marrim një sërë ushqyesish kyç përfshi vitaminat dhe mineralet, për shumë pak kalori”, shkruan Susie. Ajo shpjegon se është provuar që për të humbur peshë, ata që konsumojnë një supë me pak kalori para vaktit, hanë më pak.

Çaji jeshil

Vetitë e çajit jeshil tashmë dihen botërisht. Susie shpjegon se ndihmon në djegien e yndyrnave, është burim antioksidantësh dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.

Gjiza

“Harrohet shpesh, por gjiza është një nga ushqimet më të mira që mund të shijoni, me pak kalori veçanërisht për ata që duan të humbin peshë, pra që janë në dietë”, thotë Susie. Ajo shpjegon se një racion gjize ka një sasi të madhe proteinash, kalciumi, magnezi, vitaminë B12 pa shumë kalori. Në vend të gjizës mund të konsumoni djath dhie ose ricotta.

Peshku i bardhë

“Nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, superushqimi është peshku i bardhë. Veçanërisht me shumë proteina, pak yndyrna dhe kalori, çdo lloj i peshkut të bardhë shoqëruar me shumë perime, ka shumë pak kalroi dhe është e pasur me proteina dhe nutrientë kyç”, thotë dietologia.

Kosi

Për Susie kosi nuk duhet të mungojë në asnjë dietë. “Kos të ndryshëm të paketuar kanë shumë sheqer kështu që fokusohuni më shumë tek kosi natyral, është më ushqyes  dhe ka shumë proteina”, shpjegon ajo. Madje shpesh ai ka probiotikë që janë të mirë për shëndetin e zorrëve.

Gjithashtu ushqime të tjera të pasura me veti ushqyese, janë orizi kaf, vezët, kivi, mistri, arrat, apo çdo frut e perime që janë me ngjyra të ndezura pasi përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe minerale.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook